Është zbardhur për herë të parë vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në burg të Jeton Lamit, ish agjentit të Forcave Operacionale i cili ka shërbyer si truprojë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj. Në pretendimet e tij në rekursin e bërë, ndaj vendimit të Apelit për ta lënë në burg, Jeton Lami shprehej se masa e sigurisë arrest me burg i rrezikonte jetën për shkak të profesionit të tij dhe kërkonte një masë më të butë sigurie duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase shtrënguese si ajo e "Arrestit ne burg".

Ne vendimin e Gjykatës së Lartë jepen detaje në lidhje me jetën që bënte Ervis Martinaj dhe me ditët e fundit të tij. Në dosjen hetimore rezulton se është pyetur edhe një 22-vjeçare që ka qenë një nga kontaktet e fundit të Martinaj para zhdukjes. Ajo është ish Miss Shqipëria, Sadete Kokomani. Ajo ka shpjeguar se ishte njohur  me Martinajn muajin janar 2022, pasi ai  kishte shkruar ne rrjetin social “Instagram”. Martinaj ka pasur një profil në Instagram me emrin “King Simba” dhe foto profili një luan. Pas disa komunikimeve ishte takuar me Ervisin në Durrës më 7 janar të vitit 2022 , përpara një hoteli. Ervisi kishte shkuar vetëm me një automjet BMV seria 7, targat e të cilit nuk i mbante mend. Pas këtij takimi kishin vijuar  takimet normalisht me Ervisin. 22 vjecarja  ka treguar edhe për takimin e datës 5 gusht të vitit 2022. Rreth orës 17 ajo ishte nisur  me taksi nga Durrësi  për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervisin në aplikacionin telegram  për të parë një shtëpi me qira.

Sipas dëshmisë së saj  Ervisi ka qenë më një automjet Audi A8 me targa të huaja  i ulur në vendin e parë  të pasagjerit  ndërsa në vendin e drejtuesit ka qenë një person tjetër që Ervisi e mbante afër vetes si shofer  rreth 30 vjeç me flokç  pak të rëna  përpra dhe mbante pak mjekër (Jeton Lami).  Ajo ka hipur në ulësen e pasme të mjetit dhe  janë nisur nga Tirana  për në Durrës. Fillimisht kanë bere xhiro deri në Golem dhe me pas kanë shkuar te hotel Adriatiku ndërsa personi që ka rezervuar dhomën ka qenë shoferi sipas dëshmisë së vajzës. Ajo ka treguar se kanë qëndruar në hotel deri ditën e nesërme me 6 gusht rreth drekës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Jeton Lami nuk ka dënime të tjera dhe nuk ka arsye për t’u larguar nga vendi apo për të penguar marrjen e provave. Në përfundim kërkohet caktimi i masës së sigurisë ‘Arrest shtepie’ apo detyrim paraqitje. Nga ana tjetër, në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se nuk ekzistojnë rrethanat në të cilat Jeton Lami të mund të bëjë rekurs të vendimit të marrë në 7 shkurt.

Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton lami ka thënë se ëhstë takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.

Jeton ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa prokuroria ka shtyrë edhe me 3 muaj hetimet për ish-oficerin e policisë Jeton Lami. Ky i fundit bëri kërkesë në Apel për t'u liruar nga burgu, por gjykata e refuzoi. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 24 gusht nga policia e Lezhës.

Më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
‘King Simba’, ja si e kishte profilin në instagram Ervis Martinaj, i shkroi Miss Shqipërisë dhe më pas u takuan normalisht

1678026942_page.jpg

“Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij”.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë për Jeton Lamin, ish-efektivi policisë që u arrestua në gusht me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi arratisi me makinë biznesmenin e basteve duke e shpëtuar nga arrestimi, ka të tjera detaje se çfarë jete bënte ish bosi i lojërave të fatit Ervis Marttinaj.

Për zhdukjen e Martinajt është marrë një pyetje Sadete Kokomani, ish Miss Shqipëria e cila është shoqëruar me të ditët e fundit.

Në dosje thuhet se ajo ka shpjeguar se me Martinajn është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social "Instagram". Ervisi ka pasur adresën në instagram me emrin “King Simba" dhe foto profili ka pasur një luan.

 “Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel "Palace" në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet "BMË", seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek "Arbëria Palace" në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”,

Ora 15:03
Zbardhen detaje të reja nga takimi i Ervis Martinajt me të dashurën e tij! 22 vjeçarja e takoi pasi pa për shtëpi me qira, shoqëroheshin nga Jeton Lami

1661607015_Sequence03.00132701.Still054.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga njohja e Jeton Lamit, ish agjentit të operacionales me missin që shoqëronte Ervis Martinajn në pamjet e fundit të regjistruara pranë një hoteli të Durrësit. 

22 vjeçarja, Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja. 

Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Jeton Lami ishte në vendin e shoferit. Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sendiljen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar.