Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për Cristiano Ronaldon. Mbrëmjen e sotme, skuadra e tij Al Nassr është eleminuar nga kompeticioni i Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite pas humbjes 0:1 përballë Al Wheda në gjysmëfinale. 

Pas përfundimit të pjesës së parë ku u shënua edhe goli fitues i skuadrës kundërshtare, Ronaldo tejet i nervozuar është drejtuar ndaj pankinës së skuadrës ku ndodhej edhe trajneri Dinko Jelicic. 

Ai shpërtheu në të bërtitura ndaj pankinës por ende nuk dihet cilat ishin fjalët e 37 vjeçarit. Skuadra e portugezit rrezikon të mbetet pa asnjë trofe këtë sezon, duke qenë se edhe në kampionat ndodhet në vendin e dytë.