TIRANE-Një alarm fals në rrjetet sociale se një pallat 12-katësh te Rruga e Kavajës është çarë si pasojë e tërmetit ka nxjerrë të gjithë banorët jashtë në rrugë për disa orë. Report TV ishte pranë banorëve të këtij pallati duke u interesuar për gjendjen e tyre dhe situatën.
Në prononcimet e tyre për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi, banorët u shprehën se alarmi që është dhënë nuk ka qenë i vërtetë, pasi pallati ka pësuar plasaritje të vogla në mure nga tërmeti, por nuk rrezikon që të shembet. Gjithashtu ata u shprehën se pallati është kontrolluar edhe nga inxhinierët dhe nuk rrezikon shembjen.
"Kolonat nuk kanë plasaritje, por vetëm muret të vogla dhe nuk rrezikojnë shembjen. Specialistët kanë verifikuar pallatin dhe nuk rrezikon shembjen" tha njëri prej tyre. Ndërsa një tjetër theksoi se "Unë banoj këtu, kam qëndruar gjithë ditën këtu, e mora vesh kam dy orë nuk e dimë se kush ishte ai që dha alarmin.
Por banorët janë brenda, situata tani është normale" tha ai.