Alarm në Britani, zhduken fëmijët
refugjatë, mes tyre edhe shqiptarë
Qindra fëmijë janë shpallur të humbur gjatë këtij viti, mes tyre edhe shqiptarë, pasi kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar si azilkërkues, raporton gazeta britanike The Observer.
Qindra fëmijë janë shpallur të humbur gjatë këtij viti, mes tyre edhe shqiptarë, pasi kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar si azilkërkues, raporton gazeta britanike The Observer.
Sipas hetimeve të 132 autoriteteve lokale në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, të paktën 340 fëmijë janë zhdukur gjatë përiudhës Janar-Shtator këtë vit dhe më shumë se 900 fëmijë azil-kërkues janë zhdukur gjatë pesë viteve të fundit. Janë 126,000 refugjatë që aktualisht jetojnë në Britani sipas Kryqit të Kuq.
Mbretëria e Bashkuar mori 31,000 kërkesa për azil në 2014, prej të cilave 1,945 ishin fëmijë të ndarë nga prindërit. Shifrat më të larta të këtyre fëmijëve vinin nga Shqipëria, Eritrea, Afganistani, Siria, Vietnami dhe Irani. Autoritetet lokale i tremben idesë se këta fëmijë mund të shfrytëzohen për trafik organesh, për prostitucion, për punë të detyruar, ose mund të kenë përfunduar si të pastrehë dhe të varfër.
Në raportin e The Observer fëmijët vietnamezë paraqiten si më të rrezikuarit, pasi po zhduken me shifra shumë të larta, por edhe fëmijët shqiptarë janë veçanërisht të rrezikuar. Sipas një shoqate bamirësie për fëmijët, numri i fëmijëve shqiptarë që detyrohen të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar po rritet.
Në një deklaratë për shtyp, drejtori ekzekutiv i shoqatës ‘Barnardo’, Javed Khan, fëmijët shfrytëzohen për të kryer punë të ndryshme, kryesisht në ndërtim, por pjesa më e madhe shfrytëzohen për aktivitete kriminale si prostitucioni. Khan nuk e specifikoi sa fëmijë shqiptarë punojnë si skllevër ekzaktësisht.
382 shqiptarë kanë aplikuar për azil gjatë këtij viti, 7% më shumë se vitin e kaluar. Organizatat e bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të shqetësuar për sigurinë e minorenëve të pashoqëruar dhe vënë theksin në rëndësinë që ka informimi i fëmijëve rreth të drejtave të tyre.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4237
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02