Helmohen 6 nxënëse nga rrjedhja e gazit, shkolla e kishte montuar vetë sistemin! Dëshmitë: Na thanë shkoni pini kafe, disave u binte të fikët! Ekspertiza: Një prej depozitave ishte e tejmbushur

Gjashtë nxënëse të një shkolle në "Don Bosko" në kryeqytet janë dërguar në urgjencën e Pediatrisë pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. Report Tv mëson se bëhet fjalë për shkollën jopublike të vajzave 'Albanian Qatar Colleg'. 

Rrjedhja e gazit të lëngshëm propan buran, dyshohet të ketë ndodhur në katin e parë të godinës, ndërsa era e tij ndihet edhe jashtë ambienteve të kolegjit dhe në rrugë. 

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se depozita e gazit në shkollën private 'Albanian Qatar Colleg' në Tiranë janë instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës. Kjo shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI). Për këtë arsye nuk janë kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës. Ndërsa nga ekspertiza rezultoi se rrjedhja ka ndodhur në një prej depozitave ishte e tejmbushur.

Policia e Tiranës bën me dije se është bërë evakuimi i të gjithë nxënëseve në shkollë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, ndërsa 6 nxënësit  janë dërguar në spital dhe nuk janë në gjendje kritike.

Disa prej nxënëseve të shkollës kanë folur prapa kamerave për gazetarët e Report Tv. Ata janë shprehur se fillimisht është ndier pak erë dhe u është thënë të hapnin dritaret dhe mbajini hapur por më pas era është shtuar dhe mësuesit i kanë thënë të dalin jashtë për kafe. "Kur po dilnim jashtë pamë një që villte jashtë, një tjetër që i kishte rënë të fikët", thonë nxënëset.

 Sasia e gazit të lëshuar ka qenë e madhe dhe ka shkaktuar probleme në frymëmarrje në disa prej vajzave. Aroma u ndie edhe në rrugë dhe në ambientet e jashtme.

"Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës", njofton policia

Report Tv mëson se në polici janë shoqëruar disa persona për informacione të mëtejshme. Gjithashtu mësohet se nga hetimet paraprake është  përjashtuar mundësia për rrjetin e amortizuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Helmimi i nxënësve nga gazi në Tiranë, shkolla private nuk ishte regjistruar pranë ISHTI dhe nuk bëheshin kontrolle periodike

1611144375_zjarrfikes2.jpg

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se depozita e gazit në shkollën private 'Albanian Qatar Colleg' në Tiranë janë instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës.

Kjo shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI). Për këtë arsye nuk janë kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës.

1611136333_shkollaqatar.jpg

Ora 12:37
Helmimi nga gazi në shkollën private në Tiranë, përfundon ekspertiza: Pati rrjedhje në një prej depozitave

Ka përfunduar ekspertiza e autoriteteve pas helmimit të disa nxënësve në një shkollë private në Tiranë.

Sipas burimeve të siguruara pranë grupit hetimor nga Report Tv mësohet se shkolla ka 2 depozita gazi dhe njëra prej tyre pati rrjedhje për shkak të tejmbushjes.

Ora 11:36
Helmimi nga gazi në shkollë, flasin për Report Tv nxënëset: Na thanë dilni pini kafe, pastaj disave u ra të fikët

 

Report Tv ka mësuar të tjera hollësi nga helmimi i disa nxënëseve në shkollën "Albanin Qatar College".

Disa prej nxënëseve të shkollën kanë treguar jashtë kamerave se orën e parë është ndier pak era gaz dhe mësuesit i kanë thënë që të hapnin dritaret dhe mbajini hapur.

"Pastaj u shtua era dhe na thanë dilni jashtë të pimë një kafe dhe pastaj kur po dilnim jashtë pamë një që villte jashtë, një tjetër që i kishte rënë të fikët", thonë nxënëset.  

Ora 11:25
Rrjedhja e gazit në shkollë, 3 vajza në urgjencën e pediatrisë dhe 3 të tjera të shtruara në urgjencën qendrore

Ka shkuar në 6 numri i vajzave që kanë përfunduar në spital si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shkollë jopublike në Kryeqytet.

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

Ora 11:15
Rrjedhja e gazit në shkollën e Tiranës, aroma u  ndie edhe në rrugë! Prindërit të shqetësuar

Një pakujdesi njerëzore mund të jetë arsyeja e rrjedhjes së gazit në shkollën jopublike në Tiranë si pasojë e së cilës lënduan katër nxënëse.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se nga hetimet paraprake është  përjashtuar mundësia për rrjetin e amortizuar.

Sasia e gazit të lëshuar ka qenë e madhe dhe ka shkaktuar probleme në frymëmarrje në disa prej vajzave. Aroma u ndie edhe në rrugë dhe në ambientet e jashtme.

Mësohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm 'propan butan' që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes por sjell pasoja jo të vogla.

Ndërkohë që prindër të shumtë kanë mbërritur në shkollë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja