Pesë alarme për bombë në stacionet e metrove të Kievit. Ky është lajmi që po raportojnë me shpejtësi mediat e huaja. Të pesta stacionet e metrove në kryeqytetin e Ukrainës janë mbyllur për t’u ekzaminuar.

Alarmet për bomba në Kiev vijnë vetëm pak orë para finales së Champions League, Real Madrid-Liverpool.

Stacionet e trenit janë mbyllur të 5-sta, sepse pikërisht aty është dhënë dhe alarmi. Ato do të kontrollohen për të siguruar lëvizjen  qytetarëve.