PRISHTINE- Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të shpërbërjes dhe ky precedent I rrezikshëm po ushqehet nga presidenti aktual serb Nikolic. Alarmi vjen nga analisti amerikan Daniel Server I cili shpreh gjatë një analize për mediat kosovare shpreh shqetësimin se sjelljet e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic, krijojnë precedentin e ndarjes së Kosovës. Ndarje që sipas njohësit të cështjeve ballkanike, nuk do të ndodhnin vetëm në Kosovë, por do ndizeshin në gjithë gadishullin Ballkan, madje deri në Qipro.
Profesori i universitetit amerikan “John Hopkins”, Daniel Server, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të parandalohet një zhvillim i tillë. Serëer konstaton se në BE ka paragjykime ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sipas tij, këto paragjykime duhet të sfidohen.
Që në fillim, duke iu përgjigjur një pyetjeje për veriun e Kosovës, ai u përgjigj se nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër të instalimit të pushtetit të Kosovës në veri, pa një planifikim dhe bisedim të kujdesshëm. Për këtë, sipas tij,duhet bashkëpunimi i Beogradit, por kjo do të jetë e vështirë.
“ Ahtisaari nuk është vetëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është shumë më shumë. Ata nuk i dinë të gjitha të drejtat që u ofron Ahtisaari”. Ai është deklaruar skeptik përsa i përket rolit të Beogradit dhe të presidentit serb Nikolic për zgjidhjen e këtij problemi.
“Sinjalet e para nuk janë të mira. Të parin vend që vizitoi Nikolic sapo u zgjodh ishte Rusia. Menjëherë gazeta ‘Politika’ filloi të publikonte artikuj ku flitej për ndarje të Ballkanit, dhe këto nuk janë shenja të mira: deklaron server.
Ai rikujton se nëse ndodh ndarja, ajo “ do të jetë një efekt zinxhir sepse i tillë është Ballkani”.
“Nëse ndahet Kosova, do të ketë probleme edhe në Maqedoni. Pastaj është Lugina e Preshevës, është Bosnja, dhe në fund është Qiproja. Nëse ndizet ky zjarri i ndarjeve etnike, do të ndizet një zjarr i madh që do të marrë jetë njerëzisht dhe do të shkatërrojë shtete. Kjo nuk është interes as të SHBA-së e as të BE-së. Që të dyja do ta kundërshtojnë këtë” , tha Server. (ns/shqiptarja.com)