Alarmon prifti:3 raste të 'Balenës
Blu' në Shkodër, lojë djallëzore

Alarmon prifti:3 raste të 'Balenës<br />Blu' në Shkodër, lojë djallëzore
“Balena Blu” ka prekur të gjitha rrethet e Shqipërisë. Tre raste të reja ku të rinjtë i janë bashkuar lojës së rrezikshme janë konstatuar në Shkodër.
 
Alarmi është dhënë nga Famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku. Gjatë meshës së kungimit të parë të fëmijëve ai është shprehur se loja e balenës blu është një program djallëzor i cili po çon fëmijët deri në vetëvrasje, prandaj prindërit duhet te jenë shumë të kujdesshëm dhe të punojnë fort në edukimin, por edhe kontrollin ndaj fëmijëve.
 
Sipas famullitarët të Shkodrës janë tre raste të fëmijëve të cilët kanë rrëfyer ku motrat apo vëllezërit e tyre kanë prerë krahët duke ndjekur rregullat e lojës.
 
Dom Artur Jaku kërkoi një angazhim maksimal pasi balena blu në vende të ndryshme të botës ka shkaktuat viktima tek fëmijët.
 
Ndërkohë që dy ditë më parë një rast tjetër u regjistrua në Gjirokastër ku një vajzë 12 vjeçe ishte bërë pjesë e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”.

"Vendi ynë nuk është i varfër vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin shpirtëror. Por kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë. Një prej skllavërive që koha moderne po na ofron është teknologjia, interneti. Ju ndoshta keni dëgjuar për programin e “Balenës Blu”. Nuk e di a jeni te vetëdijshëm se sa e rrezikshme është. Kam pasur disa raste prej fëmijëve që vinë në kishë ku një prej tyre më ka thënë që motra ime ka prerë dorën për të bërë shenjën e balenës duke rrezikuar të presë dhe damarët. Ky program po skllavëron adoleshentët. Ju lutem prindërve kontrolloni fëmijët, nuk mjafton t’i blesh fëmijës një telefon dhe t’i thuash bëj çfarë të duash”, u shpreh Dom Artur Jaku.


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale