Arba Bekteshi do të prezantojë solo show, titulluar “E zezë”, nga data 28 shtator deri në 3 tetor. Hapja bëhet më datë 28, nga ora 19:00 – 21:00 dhe do të jetë për vizitorët më hyrje të lirë çdo ditë në oraret 10:00 – 13:00 dhe 18:00 – 21:00. Qëllimi është të veprojë në hapësirat ku arti është pre-filozofi e informuar nga një sërë konsiderimesh filozofike mbi ngjyrat dhe ngjyrimin, duke u fokusuar te ngjyra e zezë, ku kjo e fundit si subjekt nuk paraprin një ekzistencë.

Fokusi në një ngjyrim të vetëm synon të krijojë një eksperiencë të pastër, – fluksi i menjëhershëm i jetës që pajis me materialin për refleksionin e mëtejshëm. Por mbi të gjitha e zeza është një multiplicitet, dhe ontologjikisht një diferencë, dhe jo identitet i pastër. Për Adorno-n, e zeza vë theksin mbi ndërgjegjshmërinë e një kufiri ndërmjet domethënies dhe boshllëkut, të qenët një vepër arti dhe të mosqenët në vetvete.

Shfaqja e pastër e ngjyrës së zezë pajis me leje për një sistem harmonik pothuaj të tejdukshëm që bën thirrje për një plotshmëri totalizuese. Ndërhyrja gjithashtu referon një nga çështjet kryesore sot në teorinë e ngjyrës zhvendosjen e fokusit nga çfarë te ku e ngjyrës. Një ngjyrë e vetme ngjall, nëpërmjet një ndjesie specifike, tendencën për universalizëm.

Perceptimi i ngjyrës plotësohet si një eksperiencë aktiviteti e mëvetshme dhe e vetëhyjshme. Kësisoj, vështrimi kthehet në qenësi dhe paraqitja përpiqet të krijojë mundësinë për të manipuluar me kufijtë e të qenëshmes.

Redaksai online
(s.m/shqiuptarja.com)