Alban Daci: A është e vërtetë ‘teoria e superioritetit’ të Perëndimit/Europës ndaj Rusisë për Luftën e Ukrainës?

Alban Daci: A është e vërtetë ‘teoria e superioritetit’ të Perëndimit/Europës ndaj Rusisë për Luftën e Ukrainës?

Lufta e Ukrainës tentohet të analizohet në këndvështrime të ndryshme, ndonjëherë të sakta, herë të tjera të pavërteta e shpesh janë në funksion të propagandës!

Në funksion të kësaj të fundit dhe në shërbim të justifikimit të agresionit Rus është justifikuar me teorinë: Nato po i afrohej shumë Rusisë duke anëtarësuar vende që dikur ishin influencë e saj dhe kjo përbënte rrezik për sigurinë dhe për interesat e saj strategjike.

Nëse gjërat janë kështu në fakt nuk shikoj asgjë të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Të gjitha ateraesimet në Nato bëhet formalisht me kërkesë vullnetare për t'u bërë pjesë e saj. Nuk ka një rast që Nato ose mekanizmi i saj të ketë detyruar një shtet të bëhet kundër vullnetit të tij vend anëtar!

Së dyti, procesi i anëtarësimit është në thelb meritokratik duke respektuar një seri kriteresh ku me kryesorët janë shteti i së drejtës, demokracia, reforma të thella në organizimin e funksionimin e forcave të armatosura.

Së treti, vende që dikur ishin pjesë influencës ruse ose ish Bashkimit Sovjetik, ata ishin bërë jo për shkak të vullnetit të tyre të lirë ose formave demokratike, por për shkak të diktatit dhe formave të tjera të nënshtrimit.

Pra, ata nuk i ka pyetur kush nëse donin të ishin nën tutelën e Rusisë, por ata nuk kishin zgjedhje të tjera për shkak edhe të rrethanave historike të pas Luftës II Botërore.

Së katërti, vendet që largohen nga influenca ruse dhe i bashkëngjiten Natos në ushtrimin e  sovranitetit të tyre, janë në të drejtën e tyre të zgjedhin aleatët apo partnerët.

Ka një teori tjetër edhe kjo nuk reflekton të vërtetën se: Europa ose Perëndimi kanë një qasje superioriteti ndaj të tjerëve duke përfshirë edhe Rusinë e prandaj ata e shikojnë veten vetëm në optikën e fituesit! 

Nëse analizojmë historinë arsye superioriteti ndaj Perëndimit mund të ketë Rusia. Humbja e Napolonit e humbja e Hitlerit janë dëshmi se Rusia ka fituar në thelb ndaj Perëndimit! Madje, duke përjashtuar ndonjë konflikt të natyrës thuajse lokale si Afganistan, Rusia në 100 vitet e fundit nuk ka humbur asnjë konflikt të armatosur në nivel global! Vetë agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është vazhdimësi e llogjikës se superioritetit që ka ajo ndaj të "tjerëve".

Zgjerimi i Natos drejt Rusisë nuk dëshmon superioritetin e saj. Përkundrazi dëshmon inferioritetin dhe pasigurinë që ajo ka ndaj Rusisë. Zgjerimi i Natos është çështje ekuilbrash forcash në politikën reale. Perëndimi ndjehet më i fortë dhe po "shfrytëzon" dobësinë e Rusisë për t'a mbyllur atë dhe për të ndaluar mundësinë e ndonjë ofensive në të ardhmen! Ashtu siç ndodh mes fuqive, dobësia e njerëz palë kthehet ose fshrytezohet në forcë për palën tjetër!

Nëse Rusia do të ishte e fortë do të kishte bërë të njëjtën gjë ndaj Perëndimit Europës ndoshta me një agresivitet më të madh! Perëndimi nuk e sulmojë Rusinë! Prandaj, nuk ka vend teoria se Perëndimi ka psikozën e superioritetit. Perëndimi po kërkon të mbrohen nga një agresion i mundshëm rus! Rusia ka dobësi e kjo nuk lidhet vetëm me forcën e saj ushtarake që nuk ka krahasime me SHBA dhe jo me gjithë Aleancën, por ajo ka dobësi me modelin e saj politik dhe ekonomik! Ketë dy të fundit e bëjnë të dobët Rusinë ndaj Perëndimit. Kjo qasje nuk është çështje superioriteti apo inferioriteti, por një konstatim konkret. Sistemi politik rus duke shumë i fortë, por në fakt është shumë i brishtë! Gjithashtu edhe uniteti i saj "kombëtar" nuk është ashtu siç mund të mendohet!

Megjithatë, lufta e Ukrainës ose mund t'a kishte forcuar sistemin politik rus dhe unitetin kombëtar, por në fakt sipas meje po e dobësojnë. Kjo ndodh për faktin se lufta ndaj Ukrainës në thelb është një luftë vëllavrasëse dhe gjithnjë e më shumë po perceptohet nga rusët si një aventurë e njerëzve të pushtetit sesa si një dobi kombëtar. Mes Rusisë e Ukrainës nuk ka armiq, ka "vëllezër" që po rritet për shkak të pushteteve apo paranojave politik. A mund të ketë një tërheqje të Rusisë nga Ukraina?

Ka raste, kur Rusia ose ish Bashkimi Sovjetik u tërhoqën nga Afganistani! Mendoj se i Ukrainës është më kompleks! Fati i luftës së Ukrainës lidhet ngushtë me fatin politik të Putini! Nëse Rusia largohet si e humbur sjellë si pasojë edhe rënien e humbjen e Putin! Së dyti, humbja e Rusisë në Ukrainë rrezikon seriozisht gjeopolitikën e kësaj të fundit! Ndërsa më Afganistan nuk ndodhte ashtu, sepse bota ishte e ndarë dhe ato zona mbeteshin përsëri nën influencën ruse. Megjithatë, përfundimi i luftës në Ukrainë duke pretenduar vetëm humbjen e Rusisë e Putin mund të jetë më pasoja edhe me Perëndimit! Leximi i kujdesshëm i realiteti nga palët mund të jetë zgjidhja më e mirë nga të gjitha pra kërkuar e insistuar në sfidimin dhe nënshtrimin përfundimtar të kundërshtarit!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim

‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim