Largimi i Bashës ishte ndër të tjera me justifikimin për të bashkuar demokratët! Në fakt demokratët ishin të gjithë të bashkuar sa kohë ishte lidershipi i tij dhe nuk kishte filluar kriza ndaj Berishës! Megjithatë, ky i fundit, ndër të tjera u rikthye për të ribashkuar demokratët sipas tij si dhe për ta rithemeluar atë!
Unë, kam argumentuar se ngjarjet e brendshme pas rikthimit të Berishës, jo vetëm nuk do të ribashkonin demokratët, por as nuk ishte ky qëllimi i vërtetë!
PD duhet të ishte siç është, me këta që janë, të cilët duhet të ishin e janë vetëm në funksion të lidershipit të Berishës, ndaj të cilit duhet të shprehin gadishmëri dhe besnikëri!
Nëse do të ishte serioze çështja e bashkimit të demokratët, hapi i parë që duhej të bëhej duhet të ishte procesi i hapjes së partisë edhe përtej demokratëve tradicional, por kjo nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodhë, sepse do të vendoste në rrezik lidershipin e Berishës!
Kjo teori po vërtetohet gjithnjë e më shumë duke krijuar artifica pa baza statutore se në garën e rikonfirmimit të Berisha do të ri freskohen listat e anëtarësisë duke pranuar si anëtarë, vetëm ata që kanë përkrahur e mbështetur rikthimin e Berishës dhe që më aktivizimin e tyre e kanë mbrojtur vazhdimisht atë! Me këtë aksiomë, jo vetëm që PD nuk do të rritet, por do të rrudhet më shumë,, aq mjaftueshëm sa më mbrojtur lidershipin e Berishës, por të pamjaftueshëm për të mundur Ramën në çdo rrethanë!
Demokratët nuk janë të bashkuar, sepse shumë të tillë duke mos e pranuar rikthimin e Berishës, ose kanë qëndruar i indiferent ndaj angazhimit politik, ose në raste të tjera e kanë kërkuar dhe e kanë realizuar në subjekte të tjera opozitare e jo rrallë herë kanë zgjedhur të shkojnë edhe tek Rama, i cili i ka joshur me privilegje pushteti.
Shumë demokratë që janë angazhuar pas 2013 në role të rëndësishme në forumet drejtuese, për faktin që nuk pranuan lidershipin e Berishës u larguan dhe u zëvendësuan me struktura paralele, por mbeten sipas statutit anëtarë me të drejta të plota të PD!
Rifreskimi i listave të PD në justifikimin e angazhimit pas rikthimit të Berishës e në vazhdimësi bien ndesh po më vetë të kaluarën e Berishës, i cili krijoi dhe integroi në forume Kopin shumica e të cilëve nuk kishin pasur asnjë angazhim politik dhe nuk kishin qenë kurrë anëtarë të PD! Siç duket atëherë Berisha donte të fitonte e të merrte pushtetin e ndërsa sot siç duket shqetësimi i tij është ruajtja e lidershipitdhe kjo mjafton për të!
Pse e them këtë? Sepse me një PD të rrudhur akoma më shumë nuk ka si mund të jetë fituese ndaj Ramës e gjithashtu nuk mund të konsiderohet aspak e bashkuar! Demokratët e shumtë, tashmë janë jashtë radhëve të PD!
Komente













Të bashkohesh me një NON GRATA është vetëvrasje këtë vetëm shpellarët nuk e kuptojnë.
Përgjigju