Në 2021 morën me forcë, demagogji, manipul dhe perbaltosje drejtimin e PD me motivimin kryesor se lidershipi ekzistues nuk e mundte dot Ramën dhe nuk e merrte dot pushtetin!
Tashmë jemi në 2026 dhe duhet të bëjmë një bilanc: e morën këta pushtetin? E mundën Ramën! A janë afër pushtetit?
Ndodhen disa zgjedhje pas 2021 duke përfshirë edhe ata të majit parlamentare dhe përsëri PD është pushtet! Nëse nuk quhet gënjeshtër, atëherë me siguri është premtim i pa mbajtur! Sa duhet të presin demokratët që të vijnë në pushtet?
Sa kohë duhet t'i japin e ta presin këtë lidership që të vijnë në pushtet? A duhet të presim pafundësisht derisa këta të marrin pushtetin? Nese këta nuk e marrin kurrë pushtetin dhe gjasat janë çfarë duhet të bëjnë demokratët me kohën e humbur?
Sa mund të rezistojë ekzistencën e saj një subjekt që ka në Opozitë që në 2013? Pse duhet të presin e të durojnë kaq shumë demokratët në Opozitë? Këta janë pyetje themelore që përgjigje nuk kanë, por demokratët duhet t'a gjejnë një përgjigje ose duhet t'a kërkojnë se s'bën përgjigjen?
Çfarë ndryshojë me PD pas 2021 a është më e fortë dhe më e bashkuar?
A është më e hapur dhe më përfaqësuese?
Pse duhet të qëndrojnë pafundësisht në pritje demokratët në një gjë që duket qartë se nuk ka ardhme?
A duhet të dalin me demokratët në një ritual monoton 35 me nisje nga selia dhe më grumbull para Kryeministrisë? A ka ndryshuar shoqëria dhe a duhet të ndryshojnë edhe partitë politike?
A kanë ndonjë datë këta të lidershipit aktual të PD së kur do të marr fund pritja dhe demokratët do të jenë në pushtet?
Apo duhet të presin deri atëherë sa të mos ketë më asnjë demokrat, sepse disa do të jenë larguar përfundimisht jashtë vendit e të tjerët do të jenë konvertuar në subjekte të tjera opozitare apo do të kenë shkuar tek Rama për një vend pune apo për ndonjë nevojë pragmatike?!
Dhe sa kohë duhet të vazhdojnë demokratët të mbushin komisarietet, sepse ata protestojnë e sakrifikojnë e ndërkohë lidershipi gëzon beneficet e pushtetit dhe të mandatit të deputetit?!
Komente









