Një demokratë që vazhdon iluzionin e tij të pandarë nga e kaluara se Berisha do të bëhet prapë Kryeministër dhe më atë rast do të ketë mundësi të punësohet duke gëzuar privilegjet e pushtetit. Ky demokrat mund të konsiderohet njëriu që nuk shkëputet ndot nga nostalgjia dhe kjo e fundit e ushqen vazhdimisht me iluzione edhe kur faktet dëshmojnë një realitet krejt tjetër. I ngarkuar emocionalisht nuk e pranon dhe nuk e shikon dot realitetin dhe koha e tij është ndalur para vitit 2013. 

Një demokratë tjetër kërkon e shpreson rikthimin e Bashës edhe pse në fakt ky i fundit nuk jep asnjë lloj sinjali për gjë të tillë. Pavarsisht se Basha nuk duket asgjë kundi, demokrati në shpresën për të rikthyer kohën kur ishte Basha, shpreson se një rikthim i tij do të mundte Berishën brenda PD dhe pastaj do të mundte edhe Ramën e do të merrte pushtetin e për pasojë demokrati i frustruar nga opozitarizmi i gjatë do të kthehej në pushtet e do të siguronte një mundësi të mirë punësimi.Lidershipi nuk dhurohet, por është ambicie dhe betejë e vazhdueshme. Asnjëra nga këto nuk duken asgjë nga Basha. Një lider nuk pret që koha të "laj"hesapet" dhe të rikthejë atë që të takon, por me aksion dhe vendosmëri ai e dikton kohën në shërbim të objektivave të tij politik. 

Demokrati i fundit, shpreson që Berishën t'a mund koha dhe të largohet nga PD, Basha të mos rikthehet më nga jashtë dhe një lider i ri të marr drejtimin e PD! Ky mbetet demokratë i zhgënjyer dhe i frustruar, sepse Berisha as që e ka ndërmend të largohet nga PD dhe nëse një ditë do të ndodhë ai ka shumë gjasa t'a lërë me trashëgimi. Ky quhet demokrat jetim, i braktisur dhe i keqpërdorur nga lidershipi i PD, qoftë në kohën e Berishës ashtu edhe në atë të Bashës. 

Ndërkohë Rama vazhdon të qeverisë duke ju dhënë ndër vite mundësi për të qeverisur e kontribuar shumë të rinjve duke përfshirë edhe ata që dikur ishin në radhët e PD! Lidershipi i Berishës nuk lidhet vetëm me emrin e tij, por me faktin se Klani i tij politik e sidomos pas rikthimit po mban larg të rinjtë nga mundësia për të kontribuar brenda PD e pastaj me shpresë edhe në qeverisje.