Alban Daci: Filozofia demokristiane e lënë në harresë!

Alban Daci: Filozofia demokristiane e lënë në harresë!

Një ndër filozofit më të dobishme dhe të suksesshme siç është ajo “Demokristiane” ka pasur disa herë tentativa për të qenë e suksesshme edhe në Shqipëri, por kjo nuk ka pasur pritshmëritë e duhura dhe të dobishme!

Kjo ka ndodhur për faktin se në Shqipëri është tentuar disa herë për të qenë një ofertë politike, por nuk ka pasur në këto vite tranzicioni lider që duhet të sillnin në lartësinë e duhur e të merituar! Shqipëria, ka arsye sociologjike, por edhe historike për të pasur një alternativë “demokristiane”. Nuk dua të shpjegojë arsyet përse Shqipëria faktin se Shqipëria ka pasur realisht një rrymë demokristiane si pjesë e realiteti social e kulturor, por që ky realitet nuk është mundur të kthehet asnjëherë në një alternativë serioze politike që atë çfarë përfaqëson dhe për atë se çfarë duhet të përfaqësojë”

Shqipëria ka pasur parti demokristiane, por nuk ka pasur, le të themi, lider që mund të justifikonin dhe të sillnin në lartësinë e duhur këtë filozofi politike dhe sociale në të njëjtën kohë. Subjektet politike demokristiane për shkak të emrin kështu nuk kanë mundur të përfaqësojnë realisht atë pjesë të shoqërisë që identifikohet me këtë lloj oferte politike.

Emrin “Demokristian” në Europën që duan të anëtarësohemi është një emër i madh që ka dominuar historinë politike që nga mbarimi i Lutës II Botërore e deri në ditët e sotme. Është simbolika që ka insistuar në vetë themelin e BE dhe në forcimin e saj.

Është një simbolikë që nuk del asnjëherë nga moda në perëndim dhe mbetet gjithmonë aktuale dhe e fortë si model dhe si ofertë politike. Demokristianët janë historia e të djathtës politike italiane dhe trashëgimia më e madhe e subjekteve politike që janë edhe sot.

Megjithatë, Shqipëria edhe pse e ka pasur që nga vitet ’90 si emër këtë ofertë politike nuk ka mundur të jetë faktor e kjo ka ndodhur për disa arsye:

- Liderët demokristian që e kanë përfaqësuar këtë ofertë politike nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të përfaqësuar këtë model dhe këtë ofertë politike

-Emrin “demokristian” e kanë keqpërdorur për marrje të pushtetit personal pa mundur me e zhvilluar atë në lartësinë e kërkuar

- Liderët “demokristian” nuk kanë insistuar për të krijuar një lidhje të fortë e solide sociale me komunitetin me të cilin ajo identifikohet

-Liderët e partive “demokristiane” e kanë përdor këtë filozofi për të bërë marrëveshje politike, shpesh herë edhe jo të natyrshme për të arritur pushtetin dhe privilegjet personale, pa u lodhur për ta zhvilluar atë si alternativë sociale dhe demokratike

Shqipëria, ka plotë arsye historike por edhe sociale për të pasur një alternativë “demokriastiane” që do të ndihmonte edhe të “djathtën” tradicionale për të rigjetur vlerat e saj tek familja, prona dhe vlerat europiane.

Nuk është kurrë vonë që “demokristianët” shqiptarë të rigjejnë vetën, të jenë një alternativë serioze pa qenë patericë e asnjë subjekti tjetër politik as “Djathtas” e aq më pak “Majtas”. Realiteti social dhe jo shqiptar, është i tillë sa “demokristianët” janë jo vetëm ofertë politike, por edhe një identiteti real dhe I rëndësishëm politiko e social. Alternativa “Demokristiane” e forcon të “Djathtën” shqiptare si dhe forcon akoma më shumë linjën dhe orientimin europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një ofertë serioze “demokristiane” në një moment të turbullt politik siç është aktualisht gjendja e të “Djathtës” shqiptare dhe të krejt politikës. Duhet një lider që beson tek vlerat demokristiane dhe që është ka staturën dhe formimin e duhur për ta sjellë ofertën “demokristiane” në lartësinë që ajo meriton, jo vetëm si shëmbëlltyrë e realiteti social, por edhe për shkak të rrethanave historike të Shqipërisë.

Demokristianët shqiptarët, para se të mendojnë pushtetin apo interesin personal të liderëve që i përfaqësojnë, duhet të rigjejnë vlerat e tyre klasike dhe duhet të forcojnë lidhjet e tyre me terriorin! Vetëm kështu alternativa demokristiane rikthehet në lartësinë e duhur si një alternativë serioze brenda të “Djathtas” dhe po ashtu si forcë reale në linjën europiane të Shqipërisë. Demokristianët, përtej interesave apo hatër mbetjeve personale në këto zgjedhje duhet të ribashkohen dhe të jenë një alternativë e vetme elektorale në zgjedhjet e 2025.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?