Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!

Foto nga ndërhyrja e NATO në Kosovë

Italia është vendi që ka një lidhje të gjatë të historisë së saj me historinë e popullit shqiptar. Kur një histori është e gjatë, ajo ka uljet e ngritjet e veta e kështu ka qenë edhe historia mes dy vende, herë me pasoja të këqija sidomos kundrejt shqiptarëve e këtu mund të flasim që nga koha e Romakëve me Ilirët e deri në Luftën e Dytë me pushtimin në vitin 1939, por në shumicë e harkut të saj mbetet një histori pozitive!

Italia ka pasur gjithmonë historian e studiues serioz që e kanë njohur mirë historinë e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë njohin mirë edhe historinë e tyre në raport me popujt e tjerë të Ballkanit. Italianët e dinë mirë dhe i kanë të njohur masakrat e bëra nga Tito në Dalmaci e zonën Fiume me pretekstin kundër fashistëve ose si hakmarrje ndaj fashistëve. Edhe pse nuk ka pasur një numër të saktë, flitet për rreth 20 mijë  të vrarë dhe rreth 250 e mijë të detyruar të largoheshin dhe të linin banesat e tyre.  Vrasjet ishin të bëra në mënyrë makabër dhe trupat hidheshin në gropat e ujërave të zeza.

Pra, të paktën kur italianëve ju flasin për krimet e bëra nga serbët në Kosovë duhet ta kenë shumë të lehtë për të na besuar, sepse e kanë provuar mbi vetën e tyre. Të paktën italianët nuk janë aq shumë të painformuar për mënyrën sesi e bëjnë kryesisht luftën sllavët e Ballkanit dhe si i sillen mbi civilët e pafajshëm. Megjithatë, faktet e masakrave të njerëzve të Titos në Dalmaci dhe në zonën Fiume, krimet e bëra në luftërat e ish Jugosllavisë dhe faktet konkrete të krimeve në Kosovë e shpërnguljes masive të shqiptarëve nuk i ka ndihmuar disa “intelektualë” italianë që ndërhyrjen e Natos në Kosovë ta vazhdojnë ta trajtojnë si një agresion të Natos ndaj Serbisë. Madje, në analizat e tyre, artikujt e tyre apo edhe në librat që kanë publikuar shihet qartë tek ata që vazhdon të ketë një keqardhje ndaj Serbisë pa përmendur vuajtjet e shqiptarëve apo krimet, masakrat e shpërnguljet masive që bëri në Kosovë Milloshevishi.

Ka nga ata “intelektualë” apo “studiues” italianë që vazhdojnë ta konsiderojnë ndërhyjen e Natos në Kosovë si një ndërhyrje në mbrotje të  “minorancës” shqiptare. Përveç që deformojnë realitetin dhe nuk arrijë ta kuptojë pse e bëjnë, tentojnë edhe të manipulojnë historinë.  Atëherë, shqiptarët e Kosovës mund të konsiderohen minorancë në raport me popullsisë e Serbisë, por fakt ata duhet të trajtohen në logjikën e kufijve që ka pasur Kosova edhe në kohën e Jugosllavisë, por edhe pas rënies së saj. Kështu, shqiptarët në Kosovë nuk janë minorancë, por përbëjnë mbi 90% të popullsisë dhe janë autoktonë. Edhe këtu ka tentativa të turpshme dhe aludime se shqiptarët nuk janë autokton në Kosovë, por këtë dilemë e ka zgjidhur me kohë vetë historia e Kosovës, shqiptarëve në Ballkan dhe po ashtu edhe kur kanë ardhur sllavët në Ballkan, si kanë ardhur dhe pse kanë ardhur.

Territori i Kosovës është bërë pjesë e ish Jugosllavisë kundër dëshirës së shqiptarëve e këta të fundit nuk janë pyetur asnjëherë dhe asnjëherë nuk është bërë një referendum që nga krijimi i Jugosllavisë e deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovë sipas të drejtën ndërkombëtare të “vetëvendosjes së popujve” një e drejtë e krijuar dhe e mbështetur fuqishëm në fillim nga Presidenti Willson dhe më vonë kodifikuar në të Drejtën Ndërkombëtare që është në fuqi edhe sot. Edhe në Kohën e Jugosllavisë, Kosova ishte rajon autonom, më kufijtë e saj të përcaktuar, por si pjesë të Serbisë. Pra, edhe si realitet gjeografik Kosova  dhe nuk mund të bëhet krahasimi i shqiptarëve si minorancë as në raport me serbët në Serbi apo me popullsinë tjetër në ish Jugosllavi. Shqiptarët duhet të trajnohen brenda territorit të Kosovës dhe si të tillë kanë qenë e vazhdojnë të jenë shumicë absolute edhe pse për më shumë se një shekull politikat kolonjalizuese të Serbisë kanë qenë me të dhëna faktike historike dhe të vazhdueshme.

Disa analistë apo italian tentojnë ose e quajnë si agresion të Natos mbi Serbinë kur komentojnë konfliktin në Ukrainë e sidomos kur komentojnë dy marrëveshjet Minsk 1 dhe 2. Në fakt, historia e Ukrainës dhe Kosovës në këndvështrimin historik nuk kanë shumë ngjashmëri, por duke marrë të mirëqene edhe analizën që kërkojnë të bëjnë me krahasimin e Natos në Kosovë dhe konfliktit në Ukrainë përsëri, jo vetëm që nuk thonë të vërtetën, por e deformojnë atë dhe vazhdimisht për të goditur Naton sulmojnë padrejtësisht edhe shqiptarët në Kosovë. Atëherë, marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 ndër të tjera parashikonin një status të veçantë të Donetskut dhe Luganskut. Nëse ecim, qoftë  me logjiken e këtyre analistëve apo studiuesve italianë që nuk e mohojnë dashurinë tyre pro Serbinë(e drejtë e tyre)  duke i konsideruar shqiptarët minorancë në raport me serbet në Serbi, atëherë më ketë logjike pse mbështesin Minsk 1 dhe 2, ku me këtë logjikë, le të themi edhe minoranca ruse në këto krahina, ndoshta me shumicë, por në raport me popullsinë e Republikës të Ukrainës mbeten padyshim pakicë.

Toni Blair në autobiografinë e tij “Udhëtimi” dedikon një kapitull të plotë për ndërhyrjen në Kosovë dhe ai nënvizon faktin se krimet serbe ishin kundër njerëzit dhe të papranueshme e pasi provuam të gjitha mjetet diplomatike për ta ndaluar Milloshevicin, nuk mbeti mjet tjerë përveçse ajo e ndërhyrjes ushtarake. Tani këta “intelektualë” italianë pro serb që vazhdojnë të justifikojnë krimet e Serbisë si mund ta quajnë agresion ndërhyrjen e Natos në Kosovë ose më saktë si mund ta krahasojnë këtë ndërhyrje me konfliktet e tjera. Rasti i Kosovës është sui generis si në histori, por edhe për nga natyra e konfliktit dhe për arsyet e ndërhyrjes së Natos.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi