Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ bën të qartë në Report Tv se me Sali Berishën nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi apo koalicioni edhe në rast se atij i hiqet non grata. Me ish-kryeministrin dhe kryetarin e PD, nuk i bashkojnë disa vlera, ku më e rëndësishmja është mbështetja ndaj drejtësisë dhe partneriteti me aleatët strategjikë.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Alibeaj thotë se PD është shndërruar në një organizëm të vogël privat që ka si synim veçse të luftojë organet e reja të drejtësisë. Për Alibeajn, ajo nuk është një parti opozitare, ndërsa kujton edhe bashkimin e votave PS-PD për amnistinë penale dhe Kodin e ri Zgjedhor.

“Pozicioni ynë është i qartë, s’do ketë koalicion me Berishën tani apo në të ardhmen. PD është shndërruar në një organizëm të vogël privat për ca halle të vogla private, i vetmi synim që ka është të bëjë luftë me organet e reja të drejtësisë, jo vetëm duke harruar që synimi i një partie politike të luftojë atë që është sot në pushtet, por këtë vit ka dhënë prova duke bashkëpunuar me Ramën. Bashkëpunimi për amnistinë për të goditur SPAK, dhe ca ishte akoma më i rëndë bashkëpunimi për të mbyllur listat, për ti dhënë Ramës në tavolinë së paku 12 mandate, për të luftuar lëvizjet e reja. Mund të kenë përsëri edhe nejç lloj flirti apo bashkëpunimi me pushtetin. Çfarë opozite mund të jetë kjo, nuk është opozitë. Është një fraksion i spektrit politik që pretendon të jetë në opozitë, por asgjë opozitare nuk ka në sjelljen e tyre”, tha Alibeaj në Report Tv.

Djathtas 1912’ ka bërë thirrje për koalicion me partitë e tjera opozitare, pasi sipas Alibeajt vetëm kështu mund t’i luftojnë personazhet e vjetra politike si Edi Rama e Berisha.

“Është bërë publike si qëndrim i yni, që siç ka ardhur situata sot në politikën shqiptare, duke bërë një analizë të këtyre 34 viteve, disa personazhe të vjetra të lashta janë duke u kacavjerrë tek pozicionet e tyre të partive respektive, PS dhe PD. Sot është më shumë se sa një nevojë, që të gjitha lëvizjet politike që s’kanë të bëjnë me këtë pjesë, duke ruajtur dinjitetin e tyre, do duhet të bëjnë një kapërcim të madh duke treguar një shembull të pjekurisë politike për të krijuar një front që të jetë kapërcyelli edhe psikologjik i zhvillimit politik në këtë vend. Ka 34 vite që ngelet PS-PD, Rama Berisha, Berisha-Nano. Duke sikur është mbyllur sistemi politik. Në këtë botë gjithçka ka ndryshuar nga 90 e këtej, e vetmja gjë që s’ka ndryshuar janë toponimet e vjetra politike”, vijoi Alibeaj.

Sa i takon kërkesës së PD për qeveri teknike, Alibeaj thotë se kjo është një lojë e Berishës për të ruajtuar ekskluzivitetin e opozitës. E quan një lojë, pasi Aliobeaj thotë se vetëm 3 muaj më parë, Berisha i shiti zgjedhjet duke i dhuruar Ramës 12 mandate në tavolinë me Kodin e ri Zgjedhor.

“Që ka nevojë që zgjedhjet të jenë në kushte të barabarta, kjo është pak po e sigurt. Pushteti të mos ketë instrumente më tepër se pjesa tjetër politike, që mos të përdorë administratën, të mos përdorë buxhetin, apo mjete të tilla siç janë bandat, shitblerjen e votës apo të dhënat personale. Më duket jo e sinqertë të flasësh për qeveri teknike për barazi në zgjedhje kur më 26 korrik i dhanë Ramës 12 mandate në tavolinë. Më duket si lodër, duke thënë që duke pas një qeveri teknike do fitojmë zgjedhjet, kjo tregon paaftësinë për të fituar zgjedhjet. Qeveri teknike mes PD dhe PS, mos është lojë për të ruajtur status qoun 34 vite. PD tre muaj më parë shiti zgjedhjet me 12 mandate që i dha Ramës, ndërkohë që i ka dhënë të gjitha pushtet, nuk i kërkoi as që Shqipëria të bëhej një zonë që të mos merrte mandate opozitare, hoqe dorë nga numërimi dhe votimi elektronik”, tha Alibeaj.

Sa i takon PS, Alibeaj thotë se qeveria ka nisur të krijoj një sistem patronazhistësh edhe për votën e diasporës, duke thënë se u kërkon punonjësve në administratë që të dërgojnë nga 5 deri në 15 emra emigrantësh që do votojnë në zgjedhjet e 2025.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’

 

I ftuar në Report Tv, deputeti Enkelejd Alibeaj tregon një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës para tre vitesh se ai nuk është ofertë për shqiptarët dhe se nuk mund ta sjellë PD në pushtet. Alibeaj tregon se si Berisha iku nga zyra dhe më pas me ironi kujton episodin e dhunshëm në selinë blu që e rrethoi me militantë, ku thotë se u kthye për ta pushtuar.

"S’ka asnjë lloj bashkimi edhe me pjesën që unë përfaqësoj me Berishën, me atë që përfaqëson përtej non gratës, përtej sherrnajës së madhe tre vjeçare, përtej edhe goditjeve dhe baltosjes dhe qëndrimeve që mban ende Berisha ndaj sistemit të drejtësisë, apo raportit që ka krijuar me partnerët. Ajo që është e qartë sot, dhe ky ka qenë qëndrimi që kam mbajt, nuk është më ofertë për shqiptarët. E vjetra nuk mund të jetë ofertë për shqiptarët, i kam thënë në sy që nuk mund ta çojë PD në qeverisje. Mbaj mend që iku nga zyra në atë kohë për ta ardhur dhe pushtuar më vonë", tha Alibeaj në Report Tv. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi