Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!

Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!

Selia e PD

Nuk e kam konsideruar për asnjë rast angazhimin politik si çështje ekskluzive personale, interes personal apo si mundësi  egoiste për karrierë dhe pushtet!

Nga momenti që jam larguar nga Shqipëria si student kam vazhduar të mendojë vazhdimisht për të duke i dedikuar kohën time me kontribute përmes opinioneve, shkrimeve apo edhe angazhimeve të tjera!

Nuk kam marrë asgjë nga Shqipëria, por me modestinë time jam përpjekur t’i jap sadopak që ajo të ishte më e mirë, më demokratike, më europiane dhe më tolerante.

Një ndër misionet  kryesore të arsyesh të angazhimit tim politik ka qenë aplikimi dhe zbatimi i “meritokracisë” për të rinjtë dhe të rejat, të cilat pavarësisht nëse janë pjesë e denjë dinastie politike, klani politik, apo të familjeve të thjeshta e të ndershme intelektuale, të trajtoheshin me dinjitet, të kishin mundësi të barabarta karriere dhe angazhimi profesional në Shqipëri.

Padrejtësi që kemi pësuar ne nga dinastitë dhe klanet politike shqiptare të kthyera në bunker vetëm për njerëzit e tyre, kam dashur që përmes angazhimit tim politik  të jepja kontribute për të eliminuar sadopak barrierat që pengojnë meritokracinë dhe favorizojnë nepotizmin.

Kam besuar vazhdimisht në PD, duke e konsideruar këtë një parti të djathtë si oponencë jo vetëm të Regjimit që u rrëzua, por edhe ndaj derivateve që ajo la.

Jam përpjekur dhe kam dashur të identifikohem me PD duke e konsideruar këtë si një mjedis të shëndosh politik për të dhënë kontribute dhe angazhime politike me bindjen se kështu do të kontribuoja edhe për vendin .

Si formim personal dhe jetësor, kam krijuar disa parime dhe opinione që kanë të bëjnë me qasjen që kam unë ndaj politikës të cilat nuk mundem t’i shkel dot si:

- Nevoja urgjente e Shqipërisë për të ndryshuar klasat politike dhe jo më vetëm me cikle rotacioni pushteti

- Krijimin e një modeli dhe oferte të re politike që nuk do të ishte më konfliktuale si më parë dhe të bazohej kryesisht tek burimet më të mira njerëzore që disponon Shqipëria nga bijtë dhe bijat e saj

- Orientimin euroatlantik të Shqipëri dhe sidomos qasjen pozitive ndaj SHBA-ve si një gurë themeli të rëndësishëm për demokracinë tonë, shtetin e të drejtës dhe për sigurinë e sovranitetit

- Mbylljen e ciklit të tranzicionit dhe dhënies fund të një periudhe me destabilitet politik dhe me institucione të brishta

- Rritjen e përfaqësimit dinjitoz të sovranit duke e afruar politikën pranë qytetarëve, por pa u kthyer në diktat për këta të fundit

Vëmendje të veçantë dhe shumë kohë u kam dedikuar shqiptarëve që jetojnë jashtë duke qenë se jeta më bëri që edhe unë të jem në një status të tillë duke më mundësuar që ti jetoja personalisht problematikat dhe sfidat që ata kanë hasur vazhdimisht. Kam dhënë kontributin tim, ndoshta edhe modest për realizimin e votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe tashmë, përtej problematikave teknike që vazhdon të ketë, mund të themi se tashmë është një proces i mbyllur dhe i realizuar.

Kam shpresuar dhe kam besuar që PD kishte mundësinë e arrtë të shkëputej nga e kaluara, jo pse kjo ishte e gjitha e zezë, por sepse Shqipëria sot dhe shqiptarët kanë nevojë për një PD që ndoshta e kanë merituar që në fillim, por për arsye historike dhe jo vetëm nuk kanë mundur ta kenë.

PD është një trashëgimi politike e rëndësishme e tranzicionit me rekorde të rëndësishme pozitive si dhe me ato negative, por problemi më i madh i saj mbeti, sepse ajo nuk arriti të tejkalojë vetën në optikën historike duke tejkaluar barrierat e personalitetit të unit që mbeti i fortë dhe i pandryshuar.

Unë, ashtu siç e kam thënë sa herë më është mundësia nuk e shikoj vetëm në PD aktuale as në formatin e lidershipin as në modelin e saj politik.

Nuk kam pasur as mundësi magjike as rrethana konkrete politike që të kontribuoja për të ndryshuar këtë realitet.

Mbetem një demokrat dhe i djathtë për të pasur këto dy cilësi, fal zoti nuk kam nevojë për teser politike apo për promovim e identifikim të drejtpërdrejtë politik.

Do të vazhdojë të mbetem demokrat me shpresën se një ditë kjo e fundit do të jetë modeli me të cilin mund të identifikohem me kënaqësi për të kontribuar edhe drejtpërdrejtë politikisht.

Deri atëherë, nëse do të ndodh, do të vazhdojë të mbetem demokrat në bindje dhe në ide ashtu si shumë të tjerë!

Shqipëria është përballë zgjedhjeve parlamentare që nga shumica konsiderohen vendimtare sikur të ishin edhe për ndarje epokash. Duke u nisur nga Kodi Zgjedhor dhe nga fakti se konfigurimi politik aktual nuk ka ndryshuar fare, nuk mendojë se do të sjellin risin e mirëpritur nga shqiptarët.

PD është përballë një sfide shumë të rëndësishme dhe besoj se betejën më të madhe e ka me vetën ashtu siç në fakt e ka pasur që në fillimet e saj dhe vazhdimisht në gjithë këto vite tranzicioni.

Shqiptarët dhe demokratët nuk kanë kohë për të humbur dhe nuk duhet të paguajnë kosto për beteja të humbura si pasojë e lidershipit.

Muajit në vazhdim do të jenë shumë të rëndësishëm, interesante, të nxehtë, me plotë ngjarje që do të kulmojnë me mbarimin e zgjedhjeve të 2025!

Realiteti aktual dëshmon qartë, përtej demagogjisë, se nuk ka shumë shpresë mes shqiptarëve për një frymëzim të madh e serioz politik duke garantuar sinjale të forta ndryshimi.

Koha nuk mbaron me 2025 dhe nuk ka filluar vetëm me 2025 që sapo kemi nisur!

2025 mund të jetë një vit me ngjarje të forta politike duke ju dhënë mundësi shqiptarëve të rigjejnë vetën dhe të kërkojnë më shumë llogari ndaj kësaj klase politike.

Kushdo që pengon të ardhmen e demokratëve dhe të shqiptarëve me kosto për shkak të optikës dritëshkurtër në cilësinë e lidershipit, historia do e ngarkojë me një barrë të rëndë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)