Vazhdojnë të thonë se Rama është autoritar, autokrat, oligark e plotë epitete të ngjashme! Nëse do të ishte kështu do të kishte gjithmonë një Opozitë serioze në dialektikë dhe në aksion! Për t'a konsideruar Ramën si të tillë, formalisht, duke duhet të një frymë Opozitare që impenjohet për t'a mundur atë.
Në kohën e Regjimit, edhe pse në burg ka pasur gjithmonë një frymë opozitare që të paktën nuk pajtohen me të! Sot, s'kemi asnjë lloje forme opozitarizmi serioz që mund t'a lëkund pushtetin e Ramës!:
Sot, kemi një Opozitë që as nuk merr kurajën të marr pjesë në zgjedhje! Opozita kudo ku janë, zgjedhje të përgjithshme apo lokale, të pjesshme apo të plota, minimalisht marrin pjesë në zgjedhje edhe kur beson se ata mund të jenë fars.
Opozita shqiptare as nuk mori pjesë në zgjedhje, as nuk bëri takim me qytetarët, nuk bëri fushatë! Duket se kjo Pozitë është dorëzuar duke mos e konsideruar të dobishme praninë e saj apo aksionin e saj politik. Kjo sjellë e opozitare do të thotë se kjo ka pranuar se Shqipëria është monarki, absolute e për pasojë zgjedhjet i konsideron të panevojshme!
Gjithashtu, disa thonë se pjesëmarrja në zgjedhje është e ulët e harrojnë se një mbret absolute s'ka nevojë as për vota e as për pjesëmarrje e aq më pak për zgjedhje të lira.
Tashmë, Rama është mbret e duhet t'i japim edhe kurorën! Me këtë Opozitë ai është krejt i qetë në fronin e pushtetit!
Komente










