Alban Daci: Zgjedhjet europarlamentare dhe rreziqet e BE! 

Alban Daci: Zgjedhjet europarlamentare dhe rreziqet e BE! 

Parlamenti Europian

Çfarë po dëshmojnë zgjedhjet europarlamentare? Këto zgjedhje në fakt po na nxjerrin disa probleme që ishin aty, por po përpiqeshin t'i fshihnin ose të tentonin të mos i konsideronin si të tillë! 

BE në fakt në një përplasjes idesh, zgjidhjes, zgjedhjes në raport me kohën në kuadër me të djeshmen dhe në raport me të ardhmen! Nëse shikojmë listën e europarlamentarëve të partisë së Mitsotakis, vëmë re se në rënditje të tre vendeve të para, kemi kemi dy të huaj e mes tyre edhe Beleri! A është një sinjal ky se shoqëria greke po ndryshon dhe ky ndryshon po vjen nga jashtë shoqërisë shqiptare? Gjithashtu duket se fatet e BE duke u nisur që nga Parlamenti do të jetë nën dominimin dhe kontrollin e të "Djathtës ekstreme"? Çfarë dëshmon kjo? BE lindi si një realitet menjëherë pas mbarimit të Luftës II Botërore, pasi kombet u përplasjen dhe u shkatërruan mes vetit pikërisht mbi politikat e çmendura të nacionalizmit të përfaqësuar dhe të ideuar kryesisht nga ekstremi i djathtë si në Gjermani e Itali, por jo vetëm! 

Në fakt, pas një kohe relativisht të gjatë status quo, nëse një ide apo një projekt nuk arrin formën finalet për të cilin është ideuar ose nëse nuk kalon provimet e reformimit, rrezikon të bjerë duke e kthyer kohën në momentin zero, ose në fillim! 

BE sot, që nga idetë fillestare nuk kalojë dot as betejën e saj kundër sovranizmave e nacionalizmave, por as betejën e tij per tu reformuar dhe modernizuar në raport me realitetin dhe kohën! 

Këto zgjedhje dëshmojnë faktin se BE është në krizë dhe vetë krizat në vetvete propozojnë alternativa populiste si zgjidhje afatshkurtër, por që shpejt kthehen shkaqe për pasojat katastrofike. 

Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, jo vetëm se konfigurimi i Parlamentit Europian nuk do të jetë si më parë, por do të ketë përfaqësime të modeleve dhe ideve të ekstremeve të Djathta që do të kenë qëllim shkëmoqjen e historisë së suksesshme nga themelimi e deri në ditët e sotme, por në të njëjtën kohë do të tentojnë t'a kthejnë kohën në pikën zero të ngjashme me atë të ngjashme me shkaqet që bënë Luftën II Botërore! 

BE dështojë në demokratizimin e vendeve anëtare, për faktin se ai dështojë në procesin e anëtarësimeve për të bashkuar të gjithë Kontinentit. 
BE dështojë në mirëfunksionimin e tij, për faktin se ai u kthye makineria më e madhe burokratike! Për këtë arsye reagimet dhe vendimet e BE nuk ishin në koherencë me nevojat dhe kohën! 

BE dështojë në misionin për të cilën ishte krijuar, sepse betejën me nacionalizmin dhe sovranizmin e humbi! Kjo për faktin se BE nuk u përshtat dhe nuk u modernizuar sipas realitetit të ri kontinental dhe botëror të krijuar pas rënies së "Murit të Berlinit" dhe mbarimit të Luftës së Ftohtë! 

Fitorja e ekstremeve të Djathta në këto zgjedhje është një sinjal alarmi për rikthimin e hijeve të së kaluarës të mbushura me urrejtje, nacionalizma dhe pse jo edhe me urrejtje mes kombëve të mbështetur në idenë e superioritet apo të inferioritetit si kriter të vetëm për të mbajtur apo ndërtuar marrëdhëniet mes shteteve!

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës