Çmimi i naftës në Shqipëri ka shqetësuar edhe artistin Alban Skënderaj. Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, këngëtari krahasoi çmimin e naftës në tre vende të ndryshme, Gjermani (133 lekë), Maqedoni (rreth 103 lekë) dhe Shqipëri (169 lekë).
Nga krahasimi i shoqëruar edhe me foto, rezultoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës krahasuar me vendet e rajonit dhe vendet e BE-së. Vet Albani kërkoi ndihmën e ndjekësve të tij për të shpjeguar fenomenin, të cilët e kanë shpjeguar në mënyra të ndryshme, gjithnjë duke mbështetur teorinë se në vendin tonë çmimi i naftës është i lartë.
Tani që bashkëshorti i Miriam Canit është bërë baba siç duket është më i ndjeshëm ndaj problematikave të tilla, për të bërë botën një vend më të mirë për vajzën e tij, ose për të shmangur shpenzimet e tepërta.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com