Alban Skënderaj ditën e sotme feston ditëlindjen pranë familjes fizikisht dhe mes shumë urimesh të fansave dhe miqve të tij.
Edhe pse një ditëlindje në karantinë për shkak të përhapjes së koronavirusit, Albani është shprehur i lumtur që është pranë familjes së tij.
Këngëtari i famshëm 38-vjeçar ka theksuar se dhuratat më të çmuara për të janë në atë foto, pra Miriami dhe fëmijët e tij të vegjël.
“Në ditë si kjo ndërgjëgjesohem dhe reflektoj pak më shumë se zakonisht dhe është më e kthjellët dhe e fortë ndjesia se dhuratat me të çmuara e që më lumturojne më së tepërmi janë së pari në këtë foto, janë familjarët e miqtë e mi, pastaj jeni ju! Po, ju që ndoshta nuk ju njoh personalisht por që në një mënyrë apo tjetrën jeni pjesë e pa shmangshme dhe patjetër e bukur e jetës ëime tashmë. Ju faleminderit për të gjitha urime dhe mesazhet, videot e dedikimet fantastike. Ju përqafoj shumë përzemërsisht”, ka shkruar Albani krahas fotos.