Alban Skënderaj rrëfen historinë e ndjerë pas 10-vjetësh: Dhimbja ime dhe e Miriamit është mes këtyre vargjeve

 Alban Skënderaj  rrëfen historinë e ndjerë pas 10-vjetësh: Dhimbja ime dhe e Miriamit është mes këtyre vargjeve

Kantautori Alban Skënderaj është cilësuar si një prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare.

Këngët e tij janë quajtur si ‘himne’ kushtuar dashurisë. Vargjet e baladave të tij janë në memorjen e publikut. Së fundmi ai ka publikuar këngën që preku dhe përloti, kushtuar humbjes së nënës së partneres së tij Miriam Canit, por ku gjen veten dhe vetë këngëtari, pasi tashmë veç detajeve të shumta që i bashkojnë është dhe dhimbja për humbjen e nënave të tyre. Albani tregon se teksti i këngës ‘Plagë në gjysmë shpirt’ është realizuar para 10 vitesh dhe vetëm tani u mund të publikohej.

‘Duhet te pranoj se ky dimer ka qene i ftohte si ne zemer ashtu dhe ne frymezim per mua. Duke ardhur pravera e duke celur lulet e para rritet dhe deshira per jeten e per te krijuar muzike me energji pozitive por para se te nis kete kapitull te ri kam ende nje kenge qe dua te ndaj me ju. E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere mbasi nena e saj e dashur u largua papritur dhe teper e re nga kjo bote. Une hodha ne vargje e muzike dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i forte edhe per mua. Nenen e saj e kujtoj si nje njeri te jashtezakonshem qe kujtdo i dhuronte vetem buzeqeshje dhe miresi. Miriami nuk ka mundur dot asnjehere ta kendoje per shkak te emocioneve por c’eshte e verteta te dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar qe dhimbje te tilla kaq te thella dhe personale nuk ka nevoje te ndahen me publikun por duhen mbajtur per vete dhe me vete.

U bene gati 2 vite qe une kam humbur nenen time tashme dhe ne momente te veshtira, kur nuk kam mundur dot te gjej asnje pergjigje, me shume se kurre ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje. Na mungojne cdo dite dhe sado koha te kaloje keto plage nuk do mbyllet kurre plotesisht. Ne nuk jemi aspak te vecante, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerez si te gjithe dhe sipas nesh, misioni me i madh i nje artisti eshte te shkruaj kenge qe sado pak i bejne njerezit te mos ndihen vetem, si ne gezimin ashtu edhe ne dhimbjen e tyre.

Ndaj vendosem kete kenge dhe keto ndjenja ti ndajme me ju.

#PlagNeGjysmeShpirt’ shkruan Albani në postimin e tij krah këngës më të re.

Nuk mund të mos reagonte dhe Miriami për këtë publikim duke u shprehur e pafuqishme për të gjetur fjalët e duhura për të falënderuar partnerin e saj që përjetësoi dhimjen e saj.

‘Nuk e kam gjetur kurr forcen ne keto 10 vite ti kendoj keto vargje qe ti shkepute nga shpirti im. E kam shume te veshtire te shkruaj apo te flas per te pa me rrahur zemra cmendurisht fort.

Koha sheron cdo plage thone...por une di te them qe thjesht mesohesh te bashkejetosh me nje dhimbje te tille. Perpiqesh qe kete dashuri qe ruan forte ne shpirtin tend t’a kthesh ne force dhe motiv.

Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden.  Na bashkojne plote gezime por edhe dhimbja na ben nje.  Kam 10 vite qe e kendoj kete kenge cdo dite brenda vetes.

E dua me cdo qelize te trupit tim, e mendoj me cdo frymarrje timen dhe e di qe nje dite ky gjysmeshpirt do te plotesohet.’ Ka shkruar Miriami në postimin e saj.

6/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit