Një ndër këngëtarët më të dashur për publikun, Alban Skënderaj ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me vajzën e tij Amelinë.
Amelia e veshur me të verdha ka përqafuar Albanin dhe krahas fotos ai ka shkruar "E paçmueshme”, ku të dy baba e bijë duken shumë të lumtur e të afërt me njëri-tjetrin.
Foto e Albanit me vajzën
Vogëlushja e ka kapur me duart nga fytyra dhe shfaqen të dy shumë të lumtur. Këngëtari i njohur përveç impenjimeve të shumta që ka në botën e muzikës, i përkushtohet edhe familjes së tij.
Kujtojmë që këngëtari do të zhvillojë koncertin " Nën yjet e Tiranës" në Amfiteatrin e kryeqytetit më 27 shtator. Gjithashtu bashkë me Miriamin janë në pritjen e fëmijës së tyre të dytë.