Kreu i shoqatës së eksportueseve shqiptarë Alban Zusi në një intervistë për emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv u shpreh se bujqësia po jep kërcitjet e para nga koronavirusi, ndërsa sektori agro-ushqimor është më pak i prekuri.

"Sektori agro-ushqimor është më pak i prekuri dhe ka më pak arsye se të tjerët për t'u qarë. Bujqësia po jep kërcitjet e para. Nëse historia vazhdon situata do të jetë shumë e rëndë. Qeveria të mendojë që të mos kalojë nga njëra krizë në tjetrën.

Kërkojmë që prodhimi vendas të konsumohet të paktën brenda vendit. Në prodhojmë dhe i hedhim në kanal, ndërsa ditë për ditë hyjnë kamionë plot. Duhen paketa specifike për fermerët eksportues për të mos i lejuar që të falimentojnë" tha ai.