Kukullat e 'frymëzuara' nga pamja e moderatores janë tashmë në shitje online. Bukuroshja e ekranit ka bërë paraprakisht një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, e shoqëruar nga modelja e njëkohësisht mikeshë e saj, Emine Cunmulaj dhe kanë kaluar pak kohë me fëmijët.
Në një postim në Instagramin e saj, Osmani dukej shumë e prekur nga kontakti me një vajzë të vogël në veçanti, që i kishte shprehur ëndrrën e saj për t'u bërë balerinë.
Biseda kaq e pafajshme dhe e dhimbshme me vogëlushen, e bindi moderatoren dhe e nxiti t'i përkushtohet edhe më shumë këtij projekti, për t'i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)