Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë duke shijuar pushime që i ngjajnë një muaji mjalti. Çifti i njohur i artistëve ka zgejdhur pikërish Maldivet për tu relaksuar.

Veç pushimeve të mrekullueshme dhe sporteve që ofrojnë këta ishuj, siç është zhytja në botën e pasur nënujore, Miriam është befasuar nga surpriza e të fejuarit të saj. Albani e ka propozuar për martesë pikërisht pas një zhytjeje të thellë në ujërat e Oqeanit Indian. Surpriza  e ka lënë gati pa frymë Miriamin, e cila kur ai e pyeti nëse donte të martohej me të,  ka bërtitur duke i dhënë një PO të madhe.
unaza miriam
































“Surpriza me e madhe ne jete me erdhi dje gjatë eksperiencës së parë të zhytjes mes bukurive të Oqeanit Indian.
Dua ta ndaj dhe me të gjithë ju miqtë e mi.  Albani me instruktorët kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi më propozoi për martesë :)).

 Ndërkohë që mundohesha të merrja frymë natyrisht i ktheva vetëm një POOOOOO :)))”, - ka shkruar Miriam në Facebook, duke e ndarë me gjithë miqtë e saj dhe fansat këtë moment të bukur.

(J.H/shqiptarja.com)