Albërie Hadërgjonaj: “Kënga
u bë shkak i ndarjes”

Albërie Hadërgjonaj: “Kënga <br />u bë shkak i ndarjes”
Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të mira të skenës sonë. Përherë e freskët, rinore aq sa duket sikur vitet nuk kanë ecur për të, ajo di të vijë tek publiku gjithmonë ndryshe, duke iu përshtatur tregut dhe trendeve të reja. Këtë herë ajo vjen me një këngë mjaft të bukur, me tekst të Olti Currit. “Asnjëherë” është kënga që tashmë shihet si pretendente për çmimin e madh të festivalit të muzikës moderne shqiptare Top-Fest 10. Albëria në këtë intervistë tregon përse e pranoi këtë baladë dhe thashethemet që “gojët e liga” siç i quan ajo janë hapur nisur nga kënga, e cila është një baladë dashurie.

Albërie kënga juaj në top-fest ka pasur një sukes mjaft të madh. Përse erdhët me një baladë?

Baladat janë këngët që mua më pëlqejnë më shumë dhe ndjehem mirë, sepse karakteri im i vokalit rri më mirë në balada!

Duket se jeni një ndër favoritet për të qenë fituesja e këtij kompeticioni, çfarë mendon se e bën të veçantë këtë këngë?

Kënga për mua është emocion dhe nëse të godet atëherë është sukses i padiskutueshëm. Të jem e sinqertë kur e kam dëgjuar si demo,na emocionoi dhe menjëherë u futa për të kënduar; për të parë dhe për të krijuar idenë se a bën apo s’bën për mua. Unë thjesht me lalalala dhe nga krahu tjetër po shikoja sy me lotë dhe thash “ok that’s my song”!



E ndjeni se mund të jeni ju ajo që do të rrëmbejë çmimin e parë?

Unë u rrita në festivale dhe kompeticione. Unë ndjej vetëm që këngën e duan dhe jam e bindur që do të jetojë aq sa njerëzit, do të dashurojnë dhe do të zhgënjehen! Do ta mirëpres sido që të jetë, sepse gjithmonë në “Top-fest fiton ajo që e ka merituar.

Çmimi i parë në një festival të muzikës moderne shqiptare, çfarë do të përfaqësonte për ju?

Po është vlerësim dhe sigurisht që ndjehesh mirë për diçka që ke investuar shpirtin, emocionet etj, po për mua ato çmime kanë një vlerë që se përshkruaj dot.. Më e vogla p.sh: sa herë kam miq të rinj të ftuar në shtëpi u tregoj me krenari trofet e mia. Jam me fat, sepse kam punuar me më të mirët ndër vite..I falenderoj nga zemra!

“Asnjëherë”, kujt i drejtohet Albëria?

Olti Currin pyete më mirë për tekstin (qesh).E falenderoj nga zemra për fjalët se më ka nxjerrë punë tani, veç kanë filluar thashethemet.

Në këngë ka shumë nota nostalgjike, ju vetë a jeni nostalgjike për diçka?

Po jam shumë edhe më së miri e transmetoj në këngë më duket.

Albërie, së fundmi ka shumë thashetheme se martesa juaj me Mentorin është në krizë. A ka ndonjë të vërtetë në këto fjalë?

Është folur shumë rreth martesës dhe divorcit. Njerëzit flasin dhe mua sinqerisht nuk më sjell asgjë më të qenit në gojët e liga. Jam munduar gjithmonë të jem e sinqertë dhe të flas, por besoj që unë duhet të flas vetëm për arritjet e mia profesionale. Jeta ime private është vetëm e imja. Thashethemet si ndalojmë dot!

Sa e lumtur jeni si nëna e Anxhelinës dhe Agnesës?

Jam mami më e lumtur në botë. Janë vajza shumë të mbara dhe i falenderoj nga zemra që nuk u mërzitën kurrë nga këshillat e mia, ndonjëherë edhe të tepruara!

Anxhelina tashmë është në një lidhje. Je e kënaqur me zgjedhjen që ajo ka bërë?

Janë vajza me gjithë të mirat! E, si mund të ndodhte ndryshe për Anxhelinën. Ata të dy janë të mrekullueshëm dhe kënaqem kur i shoh të lumtur! Për mua kjo ka rëndësi; lumturia e vajzës sime!



Një duet mes jush kur do të vijë?

Sapo ka dalë në treg një duet me një këngëtarë nga Kosova. Është këngë komerciale por shumë “in” me shijet e momentit.

Planet e kësaj vere cilat janë?

Ufff… Verën e kam të mbyllur me punë dhe s’kam as edhe një natë të lirë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re