Albërie Hadërgjonaj, një gjyshe
e pasigurtë, përdor photoshop-in

Albërie Hadërgjonaj, një gjyshe<br />e pasigurtë, përdor photoshop-in
Albërie Hadërgjonaj-n siç duket, lajmi i të bërit gjyshe e ka shoqëruar me disa pasiguri të vogla. Këngëtarja 42-vjeçare, që momentalisht po konkuron në spektaklin e kërcimit "Dance With Me", ka postuar një foto në Instagram e shoqëruar nga Irena Kita dhe Robert Aliaj.

Fotoja e shkrepur gjatë mbrëmjes së të hënës dukej perfekte, por një syri të vëmendshëm nuk mund t'i shpëtojë një detaj i vogël, por jo më pak i rëndësishëm. Bukuroshja kosovare ka modifikuar pamjen e saj me photoshop dhe ndërhyrja duket fare qartë pasi sfondi mbrapa saj është shtrembëruar.

Albëria ka tentuar të hollojë këmbët, ka 'prerë' belin dhe ka fryrë të pasmet. Mamaja e dy vajzave dhe tashmë gjyshe e një mbese të vogël, duhet të jetë një perfeksioniste 'e sëmurë', sepse çdo foto ose dalje publike e saj shoqërohet me komplimenta pafund.

Çfarë do të arrijë më shumë Albëria, t'i 'vrasë' nga xhelozia moshataret e saj, që mbase nuk e kanë patur mundësinë të kujdesen për veten sa ajo?


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

19/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike