Albin Kurti në Francë: Do jemi gjithmonë pro aspiratave evropiane! Presidenti Macron: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis

Albin Kurti në Francë: Do jemi gjithmonë pro aspiratave evropiane! Presidenti Macron: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

FRANCË- ‘Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis’, kjo ka qenë thirrja e presidentit francez, Emanuel Macron gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Albin Kurtin.

Në fjalën e tij Macron ka shprehur mbështetjen e plotë që Franca ka për aspiratat e Kosovës për tu bërë pjesë e unionit europian. Presidenti francez ka thënë se Franca ka qenë gjithmonë një alete e ngushtë e Kosovës që në shpalljen e pavrësisë së saj.  

“Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në... Do të keni mbështetjen tonë. I ftoj Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka vlerësuar rolin që Franca ka pasur në çlirimin e Kosovës duke theksuar se është ndër vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës. Ndër të tjera Kurti ka shprehur aspiratat e Kosovës për Integrimin Europian dhe ka shtuar se po ndjekin nga afër zhvillimet në Bruksel duke besuar se po krijohet një situatë e re politike.

“...Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendoset në kuadër të NATO-s për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”, tha Kurti.

Ditën e sotme, Kryeministri i Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të presidentit Emanuel Macron. Ftesën për takim, Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Francë që pas marrjes së postit si kryeministër.

Në kuadër të përgatitjeve për vizitën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje ka pritur në takim këshilltaren politike për Ballkanin të presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Macron: Ftoj Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një kompromis

Presidenti i Francës, Emanuel Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen si europianë për gjetjen e një kompromisi. 

Në lidhje me aspiratat e Kosovës për integrimin në BE, Macron u shpreh se Franca e do të jetë gjithmonë në krah të popullit kosovar.

"Jam shumë i nderuar të pranoj vizitën e parë tuajën si kryeministër. Ju e dini që Franca ka qenë vendi i parë që ka njohur Kosovën,  qysh të nesërmen e shpalljes së pavarësisë. Që nga ajo kohë Franca i ka dhënë një shtytje zhvillimit tuaj ekonomik. Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftoj Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

Ora 20:38
Kurti pritet nga Emanuel Macron: Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga presidenti francez Emanuel Macron. Gjatë konferencës për shtyp, Kurti u shpreh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave europiane.

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm. Është privilegj dhe përgjegjësi si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë. Të jem para pallatit presidencial francez duke marrë parasysh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane. Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit Amerikan. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, Kurti ka vlerësuar rolin që ka pasur Franca në çlirimin e Kosovës duke theksuar së Franca është ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës. 

 “Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendoset në kuadër të NATO-s për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht qoftë edhe me gjenocid mbi civilët. Realiteti i ri ka përbërës të ri. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona si në rajon ashtu edhe në Evropë. Ju jeni ndër shtetet e para që keni njohur shtetin e Kosovës. Ka ardhur koha që ne të dëshmojmë se jemi të gatshëm për zhvillim. Kosova mund të përfitojë shumë nga kombi francez", tha Kurti.

Në mbyllje të fjalës së tij, Kurti e fton Presidetin Macron të vizitojë Kosovën.

"Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flas me juve, rreth zhvillimeve të Kosovës. Sado i vogël shteti ynë, ai ka përgjegjësi të ndërtojë vetën, si shtetet me histori, një prej të cilave është Franca. Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj të vizitoni shtetin tonë", përfundoi Kurti.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz