Albin Kurtin e pret fati i Sali Berishës, i përbuzur nga SHBA e të gjithë

Albin Kurtin e pret fati i Sali Berishës, i përbuzur nga SHBA e të gjithë

Kryt’ ta then-qejfin s’ta prish!Është i destinuar të dështojë secili njeri që provon t’i rehatojë njerëzit e t’i bëjë të lumtur!Sepse rehati s’ka, edhe nëse ka, rehatia vjen vonë, vjen a s’vjen hiç a (ku ta di unë), e sigurt është veç rehatia që vjen me kacinë, dhe sepse lumturia është si barku, sa më shumë e ‘konsumon’, aq më shumë rritet nevoja për më shumë lumturi!

Kryeministri Kurti flet, vepron dhe ekziston thjesht sikur të ishte Kryeministëd i shqiptarëve të diasporës!

Sillet sikur e ardhmja e tij varet nga diaspora dhe se përderisa e ka diasporën nuk i duhet askush në botë! Kjo lidhje i pëlqen, sepse është lidhje në distancë. Është zor të prishen “këta”- sepse për t’u prishur duhet të jenë afër! Lidhja platonike që ka me diasporën, se këtij i pëlqejnë lidhjet platonike (sa më larg, aq më larg), duhet të mirëmbahet disi!

Meqenëse nuk ka çfarë të jap nga vetja (e vetmja dhuratë e pranuar nga Perendia, është ajo dhuratë që e jep nga vetja, që kur e jep e lë veten keq)…sepse Xhibrani më duket më ka mësuar se kur jep ‘nga teprica’, nuk ngjehet vepër humane, sepse ke boll; kur jep për të blerë, dhe sidomos kur e paguan polisën e sigurimeve për bashkëatdhetarët tanë, me paret e shtetit…nuk ngjehet te Perendia!

S’di a ju kujtohet, ju kam thënë: Qeveria Bukoshi e kishte popullin në Kosovë, e vet ‘vuante’ në ekzil, kurse qeveria Kurti popullin e ka në diasporë e vet rrnon në Kosovë! Çka u duhet diasporës Kryeministri Kurti?

Për jetë të përditshme nuk u duhet, por u duhet një herë në vit, verës e për Bajram, pra për diasporën Kryeministri Kurti është festiv, nuk kanë nevojë për të, prandaj nuk ia shohin asnjë gabim, sepse gabimet nuk i ndjejnë në lëkurën e tyre.

Dhe ky, për t’ua marrë votat për zgjedhjet lolake, s’ka pasur çfarë t’u jap tjetër përveç liri absolute, nga e cila supozohet se vjen lumturia…, si në feudalizëm, ama votën-të jap lumturi.

Të bëj të ndjehesh dikushi! Dhe kështu, kur erdhi vera, Kosova (e vetmja në botë), e pavaksinuar dhe e varfër, i hoqi të gjitha kufizimet kundër pandemisë (policët u porositën të sillen si ‘majmuni i mençur japonez’-a pave-s’pava; a nive-s’niva; a fole-s’fola!

Për ta bërë lumtur diasporën, në shkëmbim votash, qeveria Kurti i rrezikoi krejt shqiptarët.

Pa maska, pa distancë, dasma e diskoteka, tubime faqe për qafe….liria absolute ndodhte vetëm në Kosovë!Pra, askund tjetër në botë!Dhe këtë liri ua dhuroi Albin Kurti. Ama, liri pa vdekje nuk ka…dhe ju jeni ata ushtarët që e rrezikuat jetën për të qenë të lumtur dhe për të vallëzuar në dasma!Motiv i fort!

Tash që po shkojnë bashkëatdhetarët, po rriten rastet me Covid-19 dhe po kthehen masat kundër lirisë…Të keqpërdorësh buxhetin e shtetit – nuk është lajm, ama ta keqpërdorësh pandeminë, të rrezikosh të luash me shëndetin e shqiptarëve për hatër të tyre…hey! Të guxosh të manipulosh me nevojat e shqiptarëve të tretur, të mërzitur për dasma dhe për argëtim- kjo quhet korruptim i lirisë dhe keqpërdorim i vetmisë shqiptare! Kjo është taktikë manipuluese që quhet: Bombardim me dashuri!

P.S. Me kokëfortësinë, me mendjemadhësinë, me refuzimin e marrëveshjes së Washingtonit, me izolimin e Kosovës nga Shqipëria dhe me kolonizimin ekonomik të Kosovës nga Serbia, Kryeministrin Kurti e pret fati i Sali Berishës! Kështu, të përbuzur përfundojnë të gjithë ata që s’u lë përshtypje askush, përveç vetja.

E kur mbesin pastaj vetëm me vete e tyre (siç ka mbetur Sali Berisha) e kuptojnë se para se të nisen t’i udhëheqin të tjerët, është dashur t’i pushtojnë epshet e tyre.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni