Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, mediat serbe të ‘shqetësuara’: Skandal që tmerroi publikun

Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, mediat serbe të ‘shqetësuara’: Skandal që tmerroi publikun

Albin Kelmendi

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovizion me këngëtaren Albina Kelmendi dhe familjen e saj me këngën “ Duaje”, e cila pavarësisht se fitoi vendin e dytë në “Festivalit të Këngës”, ajo u zgjodh kënga përfaqësuese nga publiku. Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull fitores së Albin Kelmendit dhe “e kanë cilësuar si skandaloze përzgjedhjen e këngëtares nga Kosova”.

“Ende nuk ka nisur gara për këngën më të mirë të Eurovizionit dhe tashmë Shqipëria ka krijuar një skandal që tmerroi publikun.

Përkatësisht, ata zgjodhën përfaqësuesen e tyre për Eurovizionin, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Liverpool dhe do të përfaqësohen nga Albina dhe familja Kelmendi. Ajo që është veçanërisht skandaloze në gjithë situatën është se në këngë Albina këndon për Kosovën, prej nga është.

Duke qenë se këngëtarja është nga Peja, Shqipëria me këtë lëvizje shkel rregullat rreptësisht të përcaktuara të Eurovizionit.”, thuhet në artikullin e mediave serbe.

“Në këngën e saj, Albina këndon për Kosovën dhe Metohinë dhe përfaqëson Shqipërinë, gjë që është e papranueshme dhe e dënueshme sipas rregullave të ESC-së”, thuhet më tej në artikull.

Këngëtarja Elsa Lila fitoi çmimin e parë të jurisë së Festivalit të Këngës në Rtsh, por publiku zgjodhi që Shqipëria të përfaqësohet në Eurovizion me Albinën dhe familjen Kelmendi me këngën “Duaje”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermonela: 26/12/2022 05:48

    Nuk eshte habi nese Shqiperia skualifikohet nga Eurovisioni kete vit, pa konkuruar fare. Nuk mund te tolerohet si pjesemarrse ne Eurovision Shqiperia me nje grup i cili eshte regjistruar si solist. Uroj te rikonsiderohet fituesi per Eurovision.

    Përgjigju
  • Beh: 26/12/2022 04:37

    Serbet kete pune kane. Urrejne dhe i ben truri mase kur ne bashkpunojme. Si puna e derrit te mallkuar qe pelcet nga inati. Nje pyetje per shtypin tone…c’na rruhet se c’pjerdhin serbet? Historikisht i kemi zgjidhur punet me to, ne te njejten menyre!

    Përgjigju
  • Albina: 25/12/2022 17:38

    Nuk jam ekspert muzike por mendoj qe kenga eshte e bukur dhe nese nuk merr vendin e pare te tretin eshte e sigurte

    Përgjigju
    • Troy: 25/12/2022 19:17

      Ne festivalin e tallavase del e para kjo kenge Albina :) nuk del as ne naten finale ne eurovizion

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut