Jo vetëm kaq autosonda e cila vlerën reale e kishte për 130 mijë dollarë u ble në vlerën e më shumë se 470 mijë dollarëve pra është blerë në një vlerë disa herë më të shtrenjtë.
“Nga hetimet e Prokurorisë Fier është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë “Albpetrol sh.a” kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon”, thuhet në njoftimin e bërë Prokuroria e Përgjithshme.
(Foto: Autosonda e blerë prej 470 mijë dollarë)
TE ARRESTUARIT
Fillimisht prokuroria bëri të ditur të arrestuarit duke i prezantuar vetëm me iniciale por më pas policia e shtetit bëri të ditur emrat e plotë të të arrestuarve në kuadër të operacionit "Albpetrol 1"
1- Shpëtim Baki Ramaj, vjeç 49, banues në Patos Fier, president i Firmës “ABAJERA”.
2- Vilson Nikollaq Ndoni, vjeç 32, banues në Patos Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
3- Vladimir Dane Xhaferaj, vjeç 50, banues në Fier, me detyrë inxhinier teknik në “Albpetrol SH.A”
4- Gramoz Riza Kodhelaj, vjeç 55, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
5- Hill Profi Gjeka, vjeç 47, banues në Libofsh, Fier, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës në “Albpetrol SH.A”.
6- Dhionis Llambro Ceco, vjeç 60, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.
Prokuroria ka bërë të ditur se, “të pestë zyrtarët, anëtarë të komisionit të kolaudimit, janë arrestuar në mesnatën e 5 nëntorit, pasi gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, ka lëshuar masën e “arrestit me burg”. Ky urdhër ekzekutimi është zbatuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier”, si të dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/2, 248 e 25 të Kodit Penal.
Mësohet se, kallëzimi për këta 5 punonjës është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Së bashku me zyrtarët, është kryer edhe arrestimi i administratorit të një shoqërie private, i cili nëpërmjet mashtrimit i ka shitur kompanisë “Albpetrol sh.a” autosondën jashtë kushteve teknike dhe duke ndryshuar vlerën e tij.
Operacioni për arrestimin e tyre, është drejtuar nga prokuroria e Fierit dhe është realizuar në terren nga Drejtoria e Policisë së Fierit.
(Lajmi fillimisht u publikua ne oren 08:22 minuta dhe u përditësua në orën 11: 21 minuta)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)