TIRANË - ALBtelecom dhe Eagle Mobile do të jenë sponsor gjeneral i aktivitetit të “Ditës së Verës” në Elbasan, më datë 13 - 14 mars.
Ky aktivitet, i organizuar nga Bashkia Elbasan dhe Shoqata “Skampa”, ku marrin pjesë bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare, do të argëtojë për orë të tëra të gjithë pjesëmarrësit mbrëmjen e së enjtes, më 13 Mars dhe ditën e premte, më 14 Mars.
Të gjithë ata që preferojnë Elbasanin për festën e “Ditës së Verës”, janë të mirëpritur që të ndajnë momente të mrekullueshme. Aktiviteti do të përmbajë: balet modern, ku do të performojë grupi i baletit të Universitetit të Arteve; këngë nga këngëtarë të njohur si Alban Skënderaj, Redon Makashi, Irma Libohova, Ervin Bushati, Manjola Nallbani, Altin Myftaraj, Arjola Xhikollari, Ylli Baka, Valbona Halili, Era Rusi, Eli Fara, Kastriot Tusha, Rezarta Smaja dhe Venera Lumani; performanca të grupeve të ndryshme si grupi shkodran, grupi WE3 LIVE, grupi i burrave që vjen me kolazh këngësh popullore të qytetit, etj.
Nuk do të mungojnë edhe surpriza të tjera si dhurata për të pranishmit që do të bëjnë rimbushje të celularit të tyre gjatë aktivitetit. Dhuratat e ALBtelecom dhe Eagle Mobile, që do të jenë telefona Samsung Galaxy Duos, do të jepen gjatë koncerteve. Ndërkohë që edhe shfaqja e fishekzjarrëve do të jetë element mjaft i spikatur i mbrëmjes, thuhet në njoftimin e AlbTelecom dhe Eagle Mobile.
Redaksia online
/Shqiptarja.com