TIRANE - ALBtelecom ishte mbështetësi kryesor i eventit 3-ditor në Gjirokastër të promovimit të vlerave historike dhe kulturore të këtij qyteti. Gjirokastra ka përjetuar tri ditë të magjishme feste me evenimente kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare: Panairi kombëtar i librit, Kuvendi i Labërisë dhe koncertet me këngë e valle të ansambleve folklorike nga treva të ndryshme të rajonit dhe Evropës ia shtuan vitalitetin qytetit të gurtë.
Në prag të hapjes së sezonit turistik, ‘Fest-Argjiro 2014’ kishte për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të popujve të Ballkanit përmes rivitalizimit të traditave folklorike dhe etnokulturore.
Përfaqësues të vendeve të Ballkanit e më gjerë si arbëreshët e Italisë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia, Kroacia dhe Greqia i kanë dhënë një gjallëri të veçantë lagjeve dhe rrugicave të qytetit.
Grupi i ardhur nga Kosova ka magjepsur me vallet me lodra e cule në parkun e Viroit dhe në lagjen e pazarit, ku kanë tërhequr qindra shikues me show-n e tyre.
Turistë të shumtë, ku spikasnin arbëreshët e Italisë me shqipen e tyre të ëmbël mbushën rrugicat e Gjirokatrës gjatë ‘Fest-Argjiro 2014’, event ky që synonte transmetimin e vlerave të trashëgimisë kulturore Gjirokastrite.
ALBtelecom ka dhënë mbështetje për promovimin e vlerave turistike dhe kulturore të Shqipërisë, ku mund të përmendim mbështetjen e çeljes së sezonit turistik në Sarandë, ndërkohë që edhe muaji qershor do të vijojë me aktivitete në qytetin e bukur e turistik të Pogradecit, si dhe në qytete të tjera.
Në Pogradec do të zhvillohet “Pogradec Acrobatics World Cup”, në datat 13,14,15 qershor. Ky do të jetë aktiviteti i parë promovues i sporteve ajrore ekstreme në Shqipëri, i cili organizohet në bashkëpunim me bashkinë Pogradec.

(Në foto: Festivali "Fest - Argjiro 2014" në Gjirokastër, do mbështetësi kryesor ishte "Albtelecom"
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Fest-Argjiro 2014" në Gjirokastë">