Albumi i ngjarjeve më të mëdha
kulturore të vitit 2017-Speciale

Albumi i ngjarjeve më të mëdha<br />kulturore të vitit 2017-Speciale<br>
Një ngjarje e madhe kulturore ka çelur siparin e aktiviteteve për Vitin 2017 në Tiranë. Erdhën për t’u ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Tiranë 100 vepra të 60 artistëve të mëdhenj italianë të viteve ‘900.

Të 100 veprat u ekspozuan nga 16 janari deri në 2 prill të 2017-s. Galeria kombëtare e arteve si rrallëherë pati rreth 55 mijë vizitorë

Muaji janar ka qenë i mbushur me aktivitete. Kryeqytetit i është dhuruar një festival plot surpriza në BUnkAtrt 1.

Festivali BUNK’Rock i mbajtur në në sallën e Kuvendit në BunkArt 1 ka ngjitur në skenë emrat më të mëdhenj të rrokut shqiptar,

Më 13 janar këngëtarja e njohur Anita Take u nda nga jeta. Më 3 shkurt u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare Dritëro Agolli, patriarku i letrave shqipe.

Viti 2017 ka qenë i errët për monumentet e kulturës dhe trashëgiminë kulturore. Problemet nisën që në muajin shkurt. Pranë kullës veneciane në Durrës nisën gërmimet në terrenin arkeologjik për një vepër arti. Pasoi me protesta të shoqërisë civile dhe specialistëve të trashëgimisë.

Problemet këtë vit nuk kanë pasur fund në fushën e trashëgimisë. Një zjarr në fillim të marsit ka përfshirë Arkivin e Bibliotekës Kombëtare, ku janë djegur vlera të trashëgimisë. Vetëm gjashtë muaj më vonë drejtoresha e Bibliotekës ka folur për pasojat dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri

Gjatë muajit prill, megjithëse institucionet kulturore janë përpjekur t’i dhurojnë publikut premiera të mira, ai që ka rrëmbyer vërtet zemrat e publikut ka qenë violinisti virtuoz me famë botërore, Olen Cesari, me një koncert Recital në Pallatin e Kongreseve.

Koncerti i është bashkuar edhe sopranoja Inva Mula

Më 3 prill ndërroi jetë papritur në moshën 68-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i njohur Francesk Radi.

Gjatë muajit prill Teatri Kombëtar i Operës ka ngjitur në skenë baletin  “Liqeni i Mjellmave”, por nuk ia doli të kishte suksesin që pretendonte. Koreografia e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos u kritikua nga specialistët e muzikës. Në muajin maj në Tiranë starton për herë të parë Bienalja e Mesdheut. Erdhi nga  Bari me një anije simbolike ku udhëtuan drejt Shqipërisë 230 artistë.

Bienalja ka startuar edhe Në BunkArt 2

Ndërsa jetën kulturore të vendit e kanë mbushur më tepër artistët e shquar shqiptarë që janë bërë të famshëm në skenat botërore, një nga ato, sopranoja Ermonela Jaho do të na befasonte shumë më tepër. Në muajin qershor në garën me yjet botërorë ajo fitoi Oskarin e Operës. Festivali ndërkombëtar i Xhazit ka startuar gjatë muajit korrik në Tiranë.

Qershori, korriku dhe gushti janë muajt që galeritë dhe muzetë e vendit tonë vizitohen më tepër nga turistët e huaj. Vetëm gjatë muajit qershor kanë vizituar bunkArt, rreth 5 mijë e 150 vizitorë, ndërsa mesatarja e vizitorëve gjatë ditëve të para të korrikut arrin mbi 250 vetë. Ndërkohë muzeu i diktaturës Bunkart 1 është zgjeruar me hapësirat të reja.

Në korrik vjen një trofe për Ornela Kapetanin dhe filmin shqiptar

Nuk kanë munguar gjatë 2017-s edhe zbulimet arkeologjike
Gjatë punimeve të TAP-it në Berat është zbuluar një qytet antik 1400-vjeçar. Zbulime gjatë punimeve janë bërë edhe ne Korçë. Galerisë Kombëtare të Arteve i janë rikthyer 60 nga veprat qe kanë humbur nëpër institucionet e vendit. Zhdukja e rreth 124 veprave të artit nga Fondi i Galerisë Kombëtare mbetet ende një mister i pazbardhur.

Akademia e Shkencave që prej vitesh ka qenë në një aktivitet pothuajse letargjik është tronditur nga “tërmeti” i reformës. Aktorja e njohur Harije Rondo u largua nga jeta në shtator pas një beteje disavjeçare me kancerin.

Ndërkohë që sezoni i ri artistik në shtator kishte çelur dyert e institucioneve, ishte sopranoja Inva Mula, ajo që rrëmbeu më tepër zemrën e publikut me “Peshkatarët e perlave”. Premiera u ngjit në skenë me regjinë e saj më 22 shtator në Pallatin e Kongreseve. Në shtator të 2017-s studiuesja e njohur italiane Luçia Nadin nderohet me titullin Honoris Causa.

Bunkart gjatë 2017-s ka pasur aktivitete të shumta kulturore. Në tetor artistët kroatë kane çelur një ekspozitë në BunkArt 2. Premierat në Teatrin Kombëtar, atë të Metropolit dhe Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli nuk kanë munguar, por ka qenë e vështirë të korrin një sukses të plotë. E suksesshme ka qenë “Euridika” me regji të drejtoreshës së Teatrit Metropol, Jonida Beqos që u shfaq në muajin tetor tek Piramida.

Kjo premierë riktheu fuqishëm në skenë edhe aktorin e njohur Niko Kanxherin.Teatri Eksperimental këtë vit ka ngjitur në skenë plot 22 premiera. Dy premierat e fundit “Në Lindje të Berlinit” dhe “Rojat e Taxhit” janë tregues i një përkushtimi të madh gjatë gjithë vitit të artistëve dhe drejtuesve të institucionit. Publiku në muajin tetor ka shijuar një balet spektakolar të Angjelin Preljocaj, koreografit me famë botërore.

Një vit i erret ka qenë 2017-a për monumentet e kulturës dhe trashëgiminë kulturore. Vetë Ministria e Kulturës dhe Instituti i monumenteve po bëhen faktorë të dëmtimit dhe shpërdorimit të trashëgimisë. Faktet janë të panumërta.

Pasuritë e trashëgimisë kulturore në vendin tonë rezultojnë të zhdukura nga inventari. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk tregohet transparente. Jo pak herë deklaratat e saj të rreme janë përgënjeshtruar. 24 herë më shumë monumente të zhdukura ka deklaruar drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Pasurive Kulturore Silva Breshani pas një konference që u mbajt në dhjetor për trafikimin e pasurive kulturore.

Ministrja e Kulturës do të vijojë të fsheh problemet që rëndojnë në trashëgiminë kulturore. Deklaratat e saj i ka përgënjeshtruar edhe vetë drejtoresha e UNESCO-s. për ndërtimet në Butrint është dhënë një leje e paligjshme. Eno Peçi balerini i parë i Operës së Vjenës erdhi në Tiranë me një balet spektakolar.

Viti 2017 ka vijuar me trishtimin e ikjes nga jeta të artistëve të mëdhenj. Ikën nga jeta papritur kompozitori i madh Aleksandër Lalo në moshën 68-vjeçare. Pa kaluar shumë kohë largohet nga jeta edhe aktori Mërkur Bozgo. Largohet nga jeta edhe shkrimtari Kasëm Trebeshina, në moshën 92-vjeçare.

Nata e Bardhë është festa tradicionale që mbyll me një jetë të gjallë kulturore muajin nëntor. Në këtë natë ishte e ftuar edhe Emeli Sande, që ka vizituar BunkArt-in.

Në fillim të dhjetorit Orkestra e Mikisi Thedhorakis ka rrëmbyer zemrat e publikut në Tiranë.

Ngjarjet e fundivitit mbyllen me rikthimin vlerave të festivalit të këngës në Radiotelevizionin shqiptar, që u mbajt tri netë rresht në Pallatin e Kongreseve me regji të Pali Kukes dhe drejtimin e Adi Krastës. Si rrallëherë në këtë festival fituesi Eugen Bushpepaj ishte ai që pati pëlqimin absolut të publikut, por edhe të medias.

 

16 janar 2017 ekspozohet arti italian i ‘900-s në GKA

100 veprat të piktorëve të mëdhenj, 3 muaj në Tiranë

Arti italian i 900-s tërhoqi 55.000 vizitorë në GKA

Janar 2017 mbahet festivali BUNK’Rock në BunkArt

Shkëlzen Doli me Filarmoninë e Vjenës koncert, Tiranë

13 janar 2017, u nda  nga jeta këngëtarja Anita Take

3 shkurt: Ndahet nga jeta shkrimtari Dritëro Agolli
 

Shkurt 2017, ndërtimi i Velieres, kulla veneciane, Durrës

Veliera, protesta shoqëria civile: Dëme në Trashëgimi

Mars 2017, zjarri djeg Arkivin e Bibliotekës Kombëtare

Prill 2017, koncert, Olen Cezarit ‘ndez’ P. e Kongreseve

3 prill 2017, largohet nga jeta këngëtari Francesk Radi

Prill ’17: Baleti “Liqeni i Mjellmave” ngjitet në skenë
 

Specialistët kritikojnë koreografinë e E.Hoxhës&G.Vasos

Maj 2017: Startoi në Tiranë Bienalja e Mesdheut

Maj 2017: Bunkart 1 zgjerohet me hapësira të reja

Maj 2017: Ermonela Jaho fiton “Oscar”-in e Operës

Korrik ‘17: Festivali ndërkombëtar i Jazz-it në Tiranë

Ornela Kapetani, aktorja me e mirë, festivali i Sarajevës

Korrik 2017: Zbulime arkeologjike të rëndësishme
 

Gusht: Rikthehen veprat e fondit të Galerisë Kombëtare

Yllli Drishti: janë vetëm 66 vepra kanë humbur 124 vepra

Shtator: Kriza e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave

Ndërhyn Kryeministri Rama për Reforminin e ASHSH

Shtator 2017: Largohet nga jeta aktorja Hajrie Rondo

Studiuesja Luçia Nadin nderohet me Honoris Causa


Shtator: Jonida Beqo, suksesi me premieren “Euridika”

Premierat e sukseshme ne TKE “Kujtim Spahivogli”

Tetor: Balet spektakolar i Angjelin Preljocaj ne Tiranë

2017 një viti i errët për monumentet e kulturës

MK ka dhënë leje per ndërtime ne parkun e Butrintit

Kumbaro deklaroi se: Jam konsultuar me UNESCO

Drejtoresha e Unescos përgenjeshtroi Kumnaron

Eno Peçi, suksesi në në Tiranë me një balet modern

Largohet nga jeta kompozitori i madh Aleksandër Lalo

Emeli Sande koncert në Tiranë për Natën e Bardhe

Orkestra e Mikis Thedhorakis, koncerti në Tiranë


Eugen Bushpepaj fiton në festivalin e 56-të këngës

Albumi i ngjarjeve më të mëdha kulturore të vitit 2017-Speciale

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja