TIRANË - Partia Aleanca Demokratike është shprehur kundër rekomandimit të ODIHR se, nuk ka kohë për të aplikuar numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Sipas PAD procesi i numërimit elektronik është një minimum i domosdoshëm në procesin zgjedhor.
“Rekomandimi i ekspertëve, për të mos thënë dashakeq së paku fyen shqiptarët me arsyetimet që bëjnë ose në të kundërt nuk e njohin realitetin shqiptar” tha nënkryetari Eduart Abazi.
PRESIDENTI
Lidhur me kandidaturën për president të kreut të kësaj partie, Neritan Ceka, Abazi ritheksoi se kandidatura e tij është opsioni më i mirë për presidentin e ardhshëm, por mbetet në duart e partive kryesore që të bëjnë propozimin dhe miratimin e tij. Gjithashtu një nga shqetësimet kryesore të Aleancës është që aktorët kryesorë politik, partia Demokratike dhe ajo Socialiste duhet të hapin dyert për figura që përmbushin së paku minimumin e kritereve që i nevojiten kësaj kandidature.
(fj/di/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com