'Aleanca e qelbësirave' 2

'Aleanca e qelbësirave' 2

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Më shumë se shtatë vite më parë, kur Ilir Meta ishte dukë lënë Berishën për t’u bashkuar në një koalicion “zemërthyes” me Edi Ramën, gazetari Mustafa Nano bëri thirrjen e famshme për bashkimin  e gjithë qelbësirave, vetëm që të largohej Sali Berisha nga drejtimi i vendit.

Vetë Berisha e përdori me cinizëm gjatë fushatës këtë thirrje, për te demonizuar opozitën që kishte përballë dhe aleancën Rama-Meta, e etiketoi si “Aleancën e qelbësirave”.

Dhe kishte të drejtë, pasi bashkimi me njeriun që kishte të stampuar në ballë aferën më të pakundërshtueshme korruptive, të shfaqur në shtëpitë e kujtdo shqiptari me zë dhe figurë, çka më pas çoi dhe në vrasjen e 4 demonstruesve, ishte vërtet një qelbësirllëk politik.

Çfarë ndodhi më pas me “Aleancën e qelbësirave”, jemi dëshmitarë të gjithë: Nga qelbësirat nuk mund të vijë asgjë e mirë, dhe këtë gjë e provoi më së mirë edhe kjo aleancë.

Këtë të hënë, kjo aleancë e faneps sërish në Bulevard, këtë radhë për të rrëzuar Ramën, por personazhet kanë ndryshuar vendet (me përjashtim të Ilir Metës natyrisht, që është në ballë të çdo pisllëku politik).

Një nga këta gazetarët e afërt si me Berishën, ashtu edhe me Metën, proklamonte me krenari, se presidenti në largim, arriti që të bashkojë pas vetes përtej së majtës e së djathtës, socialistë e demokratë, komunistë e ballistë, lësistë e republikanë, grekë e çamë, madje dhe artistë e sportistë, për garniturë.

Me pak fjalë, siç do të shprehej Mustafa Nano, çdo qelbësirë të mundshme, për të rrëzuar Edi Ramën e për të krijuar “Aleancën e qelbësirave” numër 2.

Se emër tjetër, me Metën, Berishën, Bashën, Kryemadhin, Mediun, Dulen, Ndokën, Dukën etj, për të mos përmendur edhe gazetarët e analistët që kanë pas vetes, nuk mund t’i vësh këtij konglomerati të pangjyrë, që të përbashkët ka dëshirën për të përzënë Ramën nga pushteti dhe pse jo, edhe këta ndërkombëtarët punëprishës, që duan me domosdo të vënë në zbatim atë që iu ka prishur gjumin këtyre sovranistëve tanë, reformën në drejtësi.

Dikush shkruante, po, e dimë që Ilir Meta është qelbësirë –përcaktim i imi ky – dhe ka mëkatet e tij mbi kurriz, por në këtë rast ka të drejtë dhe duhet mbështetur, pasi ai, Edi Rama është duke zaptuar gjithë pushtetet, organet e drejtësisë mbi të gjitha (frika e tyre e madhe janë pikërisht ato).

Tani jo se Rama me të tijtë janë më të mirë se këta-ndoshta janë edhe më keq- vërtet besoni se këtë vend mund ta shpëtojnë Meta me Berishën?

Po a nuk janë këta, që kanë vjedhur e kanë korruptuar në çdo qelizë këtë vend (ndërsa isha duke shkruajtur këto radhë, TCH transmetonte pamjet e vilave të tyre në Lalëz, vlera e të cilave shkonte minimumi 5 milionë euro)?!

A nuk janë këta që kanë vrarë, fizikisht po se po, por edhe shpirtërisht, shpresën e shumë shqiptarëve, se ky vend mund të bëhet ndonjëherë?!

A nuk janë këta, që kanë shitur çdo pasuri të këtij vendi, për të marrë 3 dhe 7 përqindëshin e tyre dhe tani duan të kthehen edhe një herë tjetër, për të na shpëtuar?!

Atëhere çfarë, ende pas 30 vitesh, tek këta do t’i kemi sytë dhe shpresën, se do të na shpëtokan dhe sigurokan një jetë më të mirë këtu, për të mos marrë rrugët e Europës dhe botës?!

Nuk u gjetka dot një politikan normal, sa u dashka shkuar pas çdo qelbësire, në luftën e tyre kundër ca qelbësirave të tjera, dhe herë duhet të ndjekim Berishën e piramidave, pastaj Nanon e koncensioneve, pastaj prapë Berishën e Argitës dhe Shkëlzenit, pastaj Metën e bllokut, pastaj Ramën e PPP-ve, Pastaj Bashën e “Rrugës së Kombit”, e sërish nga fillimi prapë Berishën, Metën, gruan e tij…

Boll qelbësira kemi ndjekur! 30 vjet janë shumë, edhe për një vend si Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demi: 04/03/2020 14:49

    Kam degjuar qe shkence ekzakte eshte matematika, por qe te jete edhe ky artikull, tani e kuptova, kur lexova shprehjen: Vertete mendoni se kete vend do ta bejne Meta dhe Berisha, apo dhe Basha me Moniken? Me thoni, cfare korrupsioni paskan bere pushtetaret e sotem qe nuk e paskan bere Meta me Berishen? Por kujdes, qeveria e sotme nuk eshte ne asnje menyre per tu lavderuar, e mbushur me probleme dhe gabime eshte edhe kjo. Nuk thone kot: Cdo popull ka qeverine qe meriton.

    Përgjigju
  • Pipo: 04/03/2020 13:11

    Po keta po i heq vet populli qafe,,,, mos shikoni ata pak veta qe u ven nga mbas... ata jan sahan lepirsar e tyre

    Përgjigju
  • luani: 04/03/2020 13:06

    Bashkohem plotesisht me shqetesimin e Bledi Lumanit te shprehur ne kete shkrim.Jemi vertet te indinjuar nga kjo lukuni qelbesirash te kryesuar nga Metaj,Berisha,Basha,Muniu i Likes etj etj.Ne se duhet te largohet Rama le te largohet dhe kjo behet vetem nepermjet votes se popullit,por jo te vijne prape keta qelbesirat e vjetra e te reja qe jane nginjur me gjakun e pasurine e ketij populli dhe te vetmin merak e qellim te tyre kane largimin e Rames dhe jo se ai eshte me i keq apo me i korruptuar se ata,por sepse ai i ka vene gjoksin reformes ne drejtesi dhe mbeshtetet nga faktori nderkombetar.Kjo i djeg me shume se cdo gje tjeter te gjithe keta bandite politikane me kollaro shumegjyreshe dhe me xhepa te thelle e te rende nga gjeja e vjedhur.Ndaj e kthejne permbys vendin e s'lene gje pa thene per te,sepse po u vjen fundi tani qe gjyqesori e prokuroria eshte pastruar e po pastrohet nga sahanlepiresit e sherbetoret e tyre.Ndaj dhe lango presidenti po shkel me bythe kushtetuten e emeron atje Xhaferllarin,Mucin dhe ndonje debil tjeter te degjeneruar,pavaresisht se e dinte qe do i kapte vetingu.Pse budalla eshte kulishi i presidences dhe nuk e ka marre vesh se duhej brenda nje kohe te caktuar duhej te emeronte nje nga te tre emrat e listes?!!!E dinte si cecua,por si pelqenin ata sepse nuk do votonin per te,ndaj shfrytezoi gabimin e bere nga kuvendi qe ne funksion te trasparences se plote, dergoi ne presidence dhe emrin pas liste,dmth te katertin,qe per liken ishte asi nen menge e skualifikoi te paren e listes,Arta Vorpsin.Ai eshte shejtan budalla dhe synon te bllokoje te gjithe procesin e reformes.Ndaj dhe Berisha e Co.iu bashkangjiten ne daten 2 Mars.Ka ardhur koha te dorezojne gjene e vjedhur e te rrasen ne burg,ne te kundert duhet te ikin nga shqiperia dhe ata qe kane mbetur dhe ti dorezohen tapite e shqiperise Metes dhe Berishes,si kryetare te dy bandave kriminale qe ka shqiperia e te hane kokat me njeri tjetrin.Dihet se Metaj po pergatitet qe pas ikjes se Berishes nga kjo bote se shpejti ti zere vendin e te marre ne dorezim dhe listat e zeza te tij....Dhe kete e pengon vetem Amerika dhe EE. !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren