Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se aleanca kundër SPAK është në veprim me kohë të plotë. Në një reagim në facebook, Basha i referohet daljeve për mediat të Sli Berishës dhe Fatmir Xhafajt ditën e sotme, që sipas tij janë të koordinuara ku njëri sulmonte hapur institucionin e drejtësisë, ndërsa tjetri kërkonte reformimin e tij, çka synojnë kontrollin e saj.
Basha gjithashtu shkruan se pasi amnistuan "bishtat" e korrupsionit, tani po përpiqen të amnistojnë "kokat" e pandëshkuara të 34 viteve të fundit, duke theksuar se frika nga rënia e sistemeve të kalbura ka nxitur një krizë artificiale për të mbuluar korrupsionin.
Ai më tej shprehet se muaj më parë u faktua denoncimi i demokratëve euroatlantikë për komplot ndaj drejtësisë të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Për këtë kërkon nga institucionet e drejtësisë të mos shantazhohen dhe të veprojnë sipas misionit të tyre historik. Basha theksoi se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie që garanton mirëqeverisje dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre.
Mire e the por kujt ja the, neser do shkojne per mosbindje civile se na eshre arrestuar likja dhe birisha
PërgjigjuKe te drejte me u kakaris si gjeli mbi pleh se spaku spo merret akoma ma ty, per durrez- kukes, 21 janari , lobimin ne Usa etj.
Përgjigju