Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje të hapur forcave demokratike të vendit, në një kohë që zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë. Aleanca KuqeZi shprehet se këto parti duhet të bashkohen dhe të krijojnë një pol të tretë në mënyrë që të largojnë 3 partitë e mëdha që po mbajnë peng Shqipërinë. Gjatë mbledhjes së tyre, Aleanca duke akuzuar PS, PD dhe LSI si klane mafioze shprehet se komunizmi u zëvendësua me neokomunizmin ku ligjet e demokracisë u zëvendësuan nga praktikat mafioze.
"Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si: Lëvizja Vetvendosje,Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Fryma e Re Demokratike, Nisma Thurja, Lëvizja për Ndryshim, Bindja Demokratike , Levizja demokratike shqiptare, Partia Atdheu, Lëvizja e Re, Partia Ora, Aleanca Demokratike, Partia Konservatore, Partia Emigranteve, Libra, Partia e Pensionistave, Lëvizja Çame dhe kushdo force tjeter progresiste: Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet. Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme", shprehet Lumturi Ratkoceri, Kryetarja e Aleancës Kuqezi.
Aleanca KuqeZi ka kritikuar edhe ndryshimet në Kodin e ri zgjedhor ku thotë se këto ndryshme i shërbejnë vetëm PD-PS-LSI dhe se ndryshimet pengojnë futjen në parlament të forcave të reja me vendosjen e dy pragjeve rajonale dhe kombëtare.
"Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor është shembulli me i qarte i kësaj politike.
1. Ky sistem elektoral favorizon vetem PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.
2. Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.
3. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.
Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.Monopoli dhe establishmenti thyhen vetēm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!", shprehet Aleanca.
Aleanca shprehet se po të garojnë veç e veç këto parti do të asgjësohen, por nëse kandidojnë në një listë të përbashkët kanë një shpresë. Ajo thotë se në listë të përbashkët nuk do të cenohet integriteti dhe as identiteti i asnjë partie.
"Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk cēnon integritetin apo identitetin e cdo partie. Eshte nje bashkim i lire dhe i domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar. Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim. Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI. Eshte koha per bashkim", shprehet aleanca.