Aleanca Meta-Berisha, Koçi: Është koalicioni i prapakthimit! Lidershipi ‘Non Grata’ bllokon integrimin

Aleanca Meta-Berisha, Koçi: Është koalicioni i prapakthimit! Lidershipi ‘Non Grata’ bllokon integrimin

Deputeti i PS-së, Petro Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka cilësuar aleancën Berisha-Meta, si koalicioni i prapakthimit. Në një intervistë për ATSH-në, Koçi tha se ky koalicion nuk ofron më asnjë shpresë për të ardhmen, teksa tha se përballë një opozitë të tillë socialistët janë të pakonkurrueshëm.

“Çiftëzimi politik Meta Berisha e njollos imazhin dhe besueshmërinë e opozitës. Ky koalicion është koalicioni i prapakthimit.  Nuk ofron shpresë për përparim. Ofron bashkim të simboleve të korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës. Bashkëpunimi i vjetër ilegal Meta Berisha u legalizua fillimisht në 2009 dhe tani nuk përben më lajm. Është vetëm një ricertifikim.

PS është e pakonkurrueshme nga opozita aktuale. Lidershipi ‘Non Grata’ ofron riishullim të Shqipërisë dhe bllokim të integrimit.

Aftësia e shoqërisë për demokratizim do të komprometohej rënde nëse blloku ‘Non Grata’ do fitonte terren elektoral.  Zgjedhjet lokale i fiton PS.  PS mbetet akoma Fuqia e vetme e Ndryshimit.Partisë Socialiste i mjafton vetëm kaq: të ofrojë kandidatë me integritet të papërfillur, të aftë, institucionale, me shpirt shërbyesi, gjithëpërfshirës. Kjo do garantonte një fitore entuziaste dhe jo si zgjedhje të një të keqeje më të vogël”, tha Koçi.

Ky reagim vjen pasi Partia Demokratike e Rithemelimit dhe Ilir Meta zyrtarizuan aleancën mes tyre. Njoftimi u bë i fitur në përfundim të takimit që u zhvillua në selinë blu, mes Ilir Metës dhe Sali Berishës ku u tha se janë dakordësuar për aksion të përbashkët në zgjedhje, protesta e parlament.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve