PBDNJ jo në primare, por me kandidatë të tyre në 14 maj! Dule: Synojmë Finiqin, Dropullin dhe Himarën! Kërkojmë mbështetjen dhe nga Berisha e Alibeaj

TIRANË- Partitë të vogla opozitare duket se nuk do të jenë pjesë e primareve që Sali Berisha ka nisur, por do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet vendore të 2023. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj konfirmoi se në të paktën 3 Bashki, në Dropull, Finiq dhe Himarë, PBDNJ do të dalë me kandidatin e saj, pasi është i bindur se ka shanse të mjaftueshme për të fituar.

E në një kohë kur Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë në 2 pjesë, ajo e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, Dule preferon të mos pozicionohet në asnjë anë, por thekson se do të kërkojë mbështetjen nga të dyja palët, pa asnjë dallim, pasi po bëhet me qëllimin e përbashkët për të fituar përballë socialistëve. Për këtë thotë se ka dakordësi edhe me Dashamir Shehin e LZHK, Fatmir Mediun e PR, Agron Duka PAA dhe Nard Ndoka, PDK.

“Do arrihet në një marrëveshje kuadër që një të mbështesë kandidaturën e një forcë tjetër në bashki që kanë veçori të caktuara që favorizojnë njërën ose tjetër. Ne kemi influencë në 3 bashki dhe do kërkojmë forcave të tjera të opozitës pa dallim, nuk mund ‘i drejtohet njërit, dhe jo tjetrit, dhe ke detyrimin që të japësh mbështetje dhe në ato Bashki që nuk ke pretendim. Mbështetjen duhet t’ia japësh atij që ka influencën më të madhe. Do dalim me kandidatë tanë në Bashkinë e Finiqit, Dropull dhe Himarë, tradicionalisht, jemi forcë e parë nëpërmjet forcave opozitare dhe për rrjedhojë logjika është që të kemi mbështetjen e të gjitha forcave të tjera politike dhe këtu nuk mund të bësh dallimin. Kemi marrë kontakte me Dashamir Shehin, Agron Duka, Fatmir Mediun si edhe Nard Ndoka, jemi duke koordinuar dhe besoj se do kemi një qëndrim të unifikuar në kuadrin e opozitës në masën më të madhe të mundshme të unifikuar”, tha Dule.

Edhe Vangjel Dule është rreshtuar krah atyre politikanëve që mendon se Edi Rama është në pushtet për faj të opozitës dhe nga këtu nuk përjashton as veten e tij. Djegia e mandateve, bojkoti i reformës territoriale dhe bojkoti i zgjedhjeve, Dule i cilëson si gabime të opozitës. Nga ana tjetër, thotë se do e konsideronte fitore për opozitën në nëse do garantonte një proces të drejtë si edhe nëse ia del që pakënaqësitë e qytetarëve t’i përkthejë në votë në favor të tyre.

“Nëse Rama është pushtet, ka faj opozita, që u larguam nga parlamenti, bojkoti i zgjedhjeve, territorialja, apo djegia e mandateve, unë nuk reagova, kam përgjegjësi, nëse garantojmë proces të drejtë zgjedhor është fitore, nëse arrijmë që pakënaqësinë e tyre ta bëjnë me votë për kandidatët e opozitës është fitorja e dytë dhe kështu hapet rruga e jetës politike që do jetë me rezultate të drejtpërdrejta edhe në shërbim të qytetarëve”, shtoi Dule.

Kjo tregon se pavarësisht marrëveshjes së arritur me Sali Berishën, “të vegjlit” do të synojnë bashkitë me kandidatët e tyre, e jo të bëhen pjesë e primareve të nisura, që e kanë “përçarë” më shumë PD-në.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atdhetari: 24/11/2022 04:12

    Greket jan far e keqe sodomos ky dule dhe bejleri me mir te shporren ne greqi te ikin ne vendin e tyre,rroft Shqiperia

    Përgjigju
  • Maks: 23/11/2022 20:03

    Partit shqiptare duhet te bashkohen per fitoren kundra partis shqiptare pseudo greke dhe te ndalojn ofendiven greke ne pervetesimin e historis te popullit tone

    Përgjigju
  • vlora1: 23/11/2022 18:37

    Populli shqiptar eshte nje popull tolerant.Kur e qellon ne njeren faqe te kthen faqen tjeter.Doni shembull?Fredi Beleri i himares u arestua ne greqi per sulmin qe beri ne posten e peshkepise qe rezultoi me vrasje ,po kur e pane qe vendi yne nuk reagoi e leshuan dhe greket dhe i dhane dhe pasaporte greke.Sot ky tipi jo vetem qe bredh i lire ne himare po ne do e bejme dhe kryetar bashkie.Ta gezojme Fredin kryetar o populli im trim dhe krenar

    Përgjigju
    • Mario: 23/11/2022 22:26

      Beleri nuk e merr dot Himaren, se nuk e le Edi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja