Aleati i Bashës: Fatmir Xhafaj politikan karriere, në greminë do bjerë Rama

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor të situatës ku ndodhet vendi. Në emisionin ’45 minuta’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, Ndoka deklaroi se opozita nuk ka si qëllim të rrëzojë ministrin Fatmir Xhafaj, por qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Sipas tij, me akuzat e përditshme opozita po i hap nga një gropë Ramës, i cili tashmë ka rënë dhe pritet rrëzimi i tij në greminë. Sa i takon ministrit Fatmir Xhafaj, aleati i Lulzim Bashës ka befasuar me deklaratën, teksa e ka quajtur atë një politikan karriere, me një jetë profesionale politike të lavdërueshme.

Unë bëj diferencim shumë të madh, Tahiri është i përfshirë vetë drejtpërdrejtë dhe ky është fenomeni më i rrezikshëm. Xhafaj është tjetër, ai është politikan karriere, njeri që pjesa e tij profesionale politike është e lavdërueshme, përtej akuzave. Por pjesa e të vëllait e ngarkon atë moralisht. Këtu Rama ka një përgjegjësi më të madhe, se është kryeministër i të gjithë shqiptarëve, duhet të dëgjojë dhe reagimin e opozitës.

Nard Ndoka, kreu i PDK

Intervista:
Deklarata e dëshmitarit ‘X’, a është gjithë kjo një skenar i PD për të rrëzuar Xhafajn?

Ne nuk kemi institucione sot, kjo është shumë problematike. Sot kjo mazhorancë i ka kapur të gjitha institucionet. Nuk kemi një Prokurori funksionale, kemi një mazhorancë të çoroditur, një tendencë të hapur për kapjen e sistemit të drejtësisë. I vetmi institucion i besueshëm ka mbetur opozita.

A është i besueshëm ky individ?
PD ka punuar një lloj rreziku, i ka hapur një gropë Ramës dhe ka futur njërën këmbë, pastaj ka hapur një gropë tjetër, ku ka futur këmbën tjetër. E ka futur Ramën në gropë. Kryeministri ka mbrojtur çdo lloj krimineli, e ka humbur besimin përfundimisht, kjo është goditja e fundit që ai merr.

A ka fituar besueshmëri PD?
PD ka fituar besueshmërinë e betejave. Kjo goditje ishte prova e besueshmërisë që qytetarët kanë për opozitën. Duhet të kemi të qartë që Basha po ngrihet, ka fituar disa beteja shumë të vështira. Kjo e bëri opozitën të besueshme. Është shumë e vështirë që një politikan të fitojë, kjo është beteja e parë që fitoi. Pastaj ishte beteja mbi drogën, që pushtoi vendin. Kur Berisha fliste për avionë edhe ne qeshnim nën zë, por ato u faktuan. Pra, edhe kjo ishte një betejë e fituar nga opozita.

Çfarë synon PD me goditjen ndaj Xhafajt?
Goditet fenomeni. Opozita po fiton të drejtën, besimin institucional. Opozita është i vetmi institucion që po bën publike këto gjëra. Mbron veten e saj, kauzën, por po përpiqet të mbrojë dhe sistemin që nuk është funksional. Kemi një ministër të Brendshëm sot në ‘arrest shtëpie’, opozita ka demonstruar aq shumë prova.

Pse regjistrimi përdoret sot?
Atëherë dëshmitari mund të ketë tentuar edhe rrugë të tjera, por i ka munguar besimi. Sot ka vendosur edhe PD edhe opozita për ta bërë publike, kjo nuk është shumë e rëndësishme.

Cfarë do bëni në vazhdim?
Rama bëri një deklarim amator, kur tha se Xhafaj nuk duhet të japë dorëheqjen. Për fatin e keq, ai ndodhet sot pa një oponencë. Ka një tufë ushtarësh që i thonë ‘bravo pasha’. Kjo e ka nxjerrë atë prej shinave kushtetuese, një kryeministër duhet të ndjekë rrugën institucionale. Kjo është një fyerje që ai i bën opinionit publik. Ne e kemi kryeministrin të papërgjegjshëm.

Sot seanca vazhdoi, ligjet u miratuan, kështu do vazhdojë aksioni?
Aksioni i opozitës nuk është që të bllokojë institucionet, ne po i sensibilizojmë institucionet që të jenë më të përgjegjshëm dhe kryeministrin ta fusim në shinat institucionale. Fryma institucionale ka munguar në Kuvend. Nuk kemi rënë në grackën dhe strategjinë që është përpjekur të ndjekë Rama.

A mundet që një opozitë të merret me çështje të tilla, a është kjo metoda e duhur?
Përgjimi mund të jetë i paligjshëm, s’ka asnjë problem ligjor në këtë mes, pasi ne po flasim për një fenomen. Ka rëndësi që një person ka bërë një denoncim. Prokuroria nuk e hetoi dhe as verifikoi këtë, por shkoi dhe ushtroi presion. Pra nuk kemi një kryeministër normal, të qetë. Opozita ja hapi gropën me profesionalizëm.

Ka akoma përgjime të tilla?
Sipas informacioneve që kam, ka një axhendë të tillë për t’i bërë që të rikthehen në pjesën institucionale.

Mund të preken ministra tjerë?
Sapo ka filluar loja, ky është avantazhi që ka opozita, po i shfrytëzon të gjitha mundësitë. Ka përplasje mes bandave, ka përplasje mes grupeve kriminale brenda ‘Rilindjes’. Kur ka një hendek të madh, institucionet e drejtësisë bashkëpunojnë me opozitën për t’iu rikthyer realitetit.

Dëshmitari ‘X’ është i paqartë ...
Ai është shumë i qartë, ai është në rrezik. Nuk ka rëndësi kush e ka bërë regjistrimin, kur dëshmitari doli vetë. Këto nuk janë akuza që i drejtohen dikujt, por po goditet fenomeni.

E keni akuzuar Tahirin si të përfshirë në trafik droge, po Xhafajn e akuzoni apo vetëm vëllanë e tij?
Unë bëj diferencim shumë të madh, Tahiri është i përfshirë vetë drejtpërdrejtë dhe ky është fenomeni më i rrezikshëm. Xhafaj është tjetër, ai është politikan karriere, njeri që pjesa e tij profesionale politike është e lavdërueshme, përtej akuzave. Por pjesa e të vëllait e ngarkon atë moralisht. Këtu Rama ka një përgjegjësi më të madhe, se është kryeministër i të gjithë shqiptarëve, duhet të dëgjojë dhe reagimin e opozitës.

Ai tha se duhet të shkoni në burg, ju tremb kjo?
Ai mori rolin e kryeprokurorit, duke sulmuar dhe provokuar opozitën, duke e shantazhuar. Rama po merret me çështje ordinere. Rama u tregua amator, duke sulmuar opozitën me shpikje që e bënë qesharak. Opozita e ka të ndërtuar aksionin e vet, po i heq mazhorancës çdo ditë nga një tullë, deri sa kryeministri ta shohë veten në një greminë të rrëzuar.

Sot një vit më parë marrëveshja Rama-Basha, çfarë ka ndryshuar?
Do të ishim në pozita tjera sot nëse marrëveshja s'do të respektohej. Ishte një marrëveshje e domosdoshme, jo e mirë. Ishte një marrëveshje që zgjidhi një krizë të rëndë për vendin. Për herë të parë dy personazhe ranë dakord me njëri tjetrin, shqip-shqip. Argumentet që u ranë dakord, por nuk u realizuan: të kemi një reformë zgjedhore, që nuk është bërë dhe ka një mbyllje nën llogore nga Rama. Reforma territoriale, kemi bashki që nuk janë fare funksionale. Takimin e kërkoi Rama, që kishte ardhur i përgatitur. Pati një acarim gjatë debateve, Basha e sulmoi Ramën egërsisht, jashtë natyrës së tij, Rama e duroi përtej natyrës së tij, nku reagoi, por kërkoi të ketë një takim me Bashën. Basha për momentin nuk e kuptoi cila ishte dëshira dhe e refuzoi, pastaj patëm një konsultë të gjithë ne të PD dhe ja miratuam të kishte një takim. Ata të dy kishin peshën kryesore të gjithë vendit. Për fatin e keq të asaj marrëveshjeje, Zoti po e dënon sot Ramën, sepse ai mashtroi të gjithë shqiptarët. Ai kërkoi timonin i vetëm, ndonëse nuk është profesionist, largpamës. Rama ka rënë moralisht si kryeministër, madje edhe në pjesën ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Deputeti zbulon detaje nga pakti i 17 majit: Basha e sulmoi egërsisht, Rama e duroi jashtë natyrës së tij

Aleati i Partisë Demokratike, Nard Ndoka, ka zbuluar detaje nga marrëveshja e një viti më parë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, mbrëmjen e 17 majit, që i dha fund krizës së thellë politike.

Në emisionin ’45 minuta’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, Ndoka deklaroi se takimi ishte kërkuar nga Rama, ndërsa në atë moment Basha e kishte sulmuar atë egërsisht, duke dalë jashtë natyrës së tij.

Por, deputeti shtoi se edhe Rama e duroi jashtë natyrës së tij, ndërsa Basha e mohoi takimin me të, por pas një konsulte me demokratët, ai pranoi.

Do të ishim në pozita tjera sot nëse marrëveshja do të respektohej. Ishte një marrëveshje e domosdoshme, jo e mirë. Ishte një marrëveshje që zgjidhi një krizë të rëndë për vendin. Për herë të parë dy personazhe ranë dakord me njëri tjetrin, shqip-shqip. Argumentet që u ranë dakord, por nuk u realizuan: të kemi një reformë zgjedhore, që nuk është bërë dhe ka një mbyllje nën llogore nga Rama. Reforma territoriale, kemi bashki që nuk janë fare funksionale. Takimin e kërkoi Rama, që kishte ardhur i përgatitur. Pati një acarim gjatë debateve, Basha e sulmoi Ramën egërsisht, jashtë natyrës së tij, Rama e duroi përtej natyrës së tij, nuk reagoi, por kërkoi të ketë një takim me Bashën. Basha për momentin nuk e kuptoi cila ishte dëshira dhe e refuzoi, pastaj patëm një konsultë të gjithë ne të PD dhe ja miratuam të kishte një takim. Ata të dy kishin peshën kryesore të gjithë vendit. Për fatin e keq të asaj marrëveshjeje, Zoti po e dënon sot Ramën, sepse ai mashtroi të gjithë shqiptarët. Ai kërkoi timonin i vetëm, ndonëse nuk është profesionist, largpamës. Rama ka rënë moralisht si kryeministër, madje edhe në pjesën ligjore.

Nard Ndoka, kreu i PDK

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marhai salhe: 17/05/2018 18:45

    Shiko se çfar tragjedi e ka gjet kombin Shqiptar nard nok vesh gjati me 8 vjeçare e pa shkoll të mesme e me universitet jep komente e mënd për Shqiptarët . Kjo është kulmi i idjotësis që një njeri si nard noka të jet në politik një idjot i till të bëj pjes në politikën Shqiptare që qelbet er e zhytur deri në gjunjn në mut në krime e në vjedhje . Mjer Shqiptarët çi ka gjetur po mir ju bëhet kur paguajn të tilla monstra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur