Çudirat për aleatët e Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit nuk kanë të sosur.
Teka zgjedhjet po afrojnë, kanë nisur edhe ethet për vota, por edhe gjetjet praktike në 'momente vështirësish' si ky në foto.
Është Selami Jenishehri, kryetari i Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur kushtet e motit janë përkeqësuar dhe për t'u mbrojtur nga shiu, në mungesë të çadrës, ka vendosur në kokë një... qese plastike!

Jenishehri është pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" e Sali Berishës, bashkë me aleatin tjetër, Kujtim Gjuzi, të Konservatorëve, të cilin kryeministri Rama e ironizon për mustaqet.
Madje ky i fundit është fotografuar në një nga urbanet e kryeqytetit, me telefon në dorë i përqwndruar dhe me kapele 'republike'.
Në foton e mëposhtme, Gjuzi shihet i ulur teksa mbi kokë mban një kapele dhe në duar telefonin. I përqendruar në celularin e tij, ish-deputeti duket i pashqetësuar, ndërkohë që qytetarëve i ka tërhequr vëmendjen zgjedhja që ai ka bërë për të përdorur transportin publik.
Kujtim Gjuzi në urban
Komente


Pse ka ndonje gje me udhtu me urban?
PërgjigjuPo te dalin me makina te fundit jan hajdut, po te ecin me biçiklete e me autobus jan budallenj. Te pakten spaskan vjedhur si kto tjeret. Respekte edhe pse sjam demokrat gjithsesi per kto te dy
Përgjigjufiks
Mungoka gomari Sazan Guri....
Përgjigju