Alesio dhe Aureli nisin ditën e parë të mësimit në shkollën e re në Kamëz, Rama i shoqëron: Do t'ju ndjek deri në fund!

Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për Aurelin dhe Alesion dy fëmijët, që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë.

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre. Ata i ka shoqëruar kryeministri, Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij të punës dhe më pas i ka çuar në shkollën 'Ahmet Zogu' në Kamëz.

Të dy djemtë janë banorë të ri të qytetit të Kamzës dhe komshinj me njëri tjetrin. Familja e Alesio Cakonit, 10-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë, tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re. Ata janë sistemuar në një apartament të ri i cili ndodhet në bashkinë e Kamëz. Po kështu edhe familja e Aurel Lalës që humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti janë sistemuar në Kamëz.

Të dy fëmijët kanë  marrë bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës. Ndërsa sot ata i përcjellë Rama për në shkollë së bashku me kreun e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Rama i ka këshilluar të dy djemtë që të mëosjnë në shkollë, madje u ka kërkuar që të marrin vetëm nota të larta pasi në këtë mënyrë do të arrijnë të bëhen dikush në jetë. Kryeministri në shaka e sipër u ka thënë dy djemve se do t'i ndjek deri në fund të mbarimit të shkollës.

Aureli: Unë nuk të rrej i kam krejt 10-ta, pyet mësuese e krejt.

Rama: Unë të besoj ty, nuk pse të pyes.

Alesio:  Edhe naj 8..

Rama: Po morët 8 me mua e keni keq punënë, 6-7 nuk bëhet llaf. Të jeni me dhjeta, unë nuk ju ndahem do t'ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë. Ka shumë. Në dorë e keni vetë. çantat i keni në rregull. Erdhëm të shkolla. Emrin e Mretit ka Shkolla, Ahmet Zogu.

Rama: Ka lënë shumë gropa ai.

Rakip Suli:  E kemi ndryshuar.

Më pas fëmijët takohen në oborr me drejtorin e shkollës. Ata së bashku me kryeministrin Rama hyjnë në ambientet e shkollës për tu ndarë më pas në klasat e tyre. Pasi hyjnë në mësim Rama lëshon batuta duke i thënë se Aureli është i rëndë dhe karrigia duhet të jetë e fortë.

Rama: E keni pa karrigen se është i rëndë ai. Aureli ka ardhur nga Thumana.

Mësues: Te kemi bërë edhe një dhuratë, një top dhe një kostum.

Rama: Bluzën e Kombëtares ta kanë sjellë, po topin mbaje aty e merre kur të vish.

Pas rehatimit të Aurelit, Rama shoqëron Alesion në klasën e re.

Rama: Ky është Alesio shoku më i ri. Ka ardhur nga Thumana.

Mësuesi: Të bëmë një dhuratë uniformë, Top futbolli dhe unifrormën e shkollës.

Rama: Mirë  top por edhe me ngjyrat e Milanit. Do shifemi prap. Dhjeta, naj 9-të, 8-tat janë të ndaluara.

Rama: Vetem gropën Rakip, gropën tek rruga, nesër gropa e mbyllur Rakip.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:28
Rama shoqëron Alesjon e Aurelin për në shkollë, batuta me kryebashkiakun Suli: O Rakip po rregulloji këto gropa o burrë

Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka shoqëruar për në shkollën e tyre të re, Alesi Cakonin dhe Aurel Lalën dy të mbijetuarit e tërmetit në Thumanë të cilët për të shpëtuar u hodhën nga apartamentet e tyre. rrugës për në shkollë kryeministri Rama vërejti disa gropa, ndërkohë që nuk i kurseu batuta me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, të cilit i tha që të rregullonte gropat në rrugë.

Rama: O Rakip, rregulloje këtë gropat. Dera shkollës me gropa

Rakip Suli: Patjetër.

Edi Rama: Ore patjetër rregulloje, te dera e shkollës me gropa?

Rakip Suli: Na ka lënë shumë gropa ai.

Rama: Na ka lënë shumë gropa po, iku ai.

Suli:  Mbulimi i gropave e do pak kohën e vet. Kur janë shumë gropa.

Edi Rama: Në themele nuk pati gjë?

Drejtori: Jo.

Edi Rama: Vetëm atë gropën atje Rakip.

Rakip Suli: Patjetër po ka lënë shumë gropa ai.

Edi Rama: Lëre shumë gropa, nesër gropa e mbyllur Rakip. E di ti!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thanoja: 16/12/2019 08:18

    Jo se kam ndonje simpati per ramen, po ama te vij ky e te thote gropen,. Po ata te bashkise ca bejne apo he se kalamanj jane, legena njeres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet