Alessandro Castriota Scanderbeg i njohur si një nga pasardhësit e Heroit tonë Kombëtar në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut ka vizituar Muzeun Historik Kombëtar.  

Alessandro Castriota Scanderbeg u tregua i gatshëm të bashkëpunojë dhe të kontribuojë me çdo objekt dhe dokument, që ka në zotërim, për organizimin e një ekspozite apo konference shkencore me Muzeun Historik Kombëtar.

Dorian Koçi, drejtori i Institucionit

Për këtë ka shërbyer edhe një vizitë e tij në Pavijonin e Mesjetës të muzeut, por dhe një takim me drejtorin e institucionit Dr. Dorian Koçi. Faktet historike mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, ishin kryefjala e kësaj vizite.

Alessandro Castriota Scanderbeg gjithashtu shprehu entuziazmin e tij për këtë vizitë në muze dhe falenderoi drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktive që realizuan.

 ( Alessandro Castriota Scanderbeg, drejtori i institucionit, Dorian Koçi, duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar  )