Alfred Moisiu: Tunelet tona janë
sipas modelit të Koresë së Veriut

Alfred Moisiu: Tunelet tona janë<br />sipas modelit të Koresë së Veriut
Shqipëria ka ndërtuar tunelet e saj duke u bazuar në modelin e Koresë së Veriut. Në një intervistë për Report Tv, ish-presidenti Moisiu tregon misionin ushtarak të Shqipërisë në vitin 1964 drejt Koresë së Veriut për strategjinë e mbrojtjes.
 
Koreja e Veriut ishte një vend i destinuar dhe mendonin vetëm për luftë. Kur diskutohej buxheti i shtetit hiqej sa i duhej ministrinë së Mbrojtjes dhe cfarë mbetej përdorej për të tjerat”.
 
Ish presidenti theksoi se ndërtimi i tuneleve në Shqipëri, përfshirë këtu edhe tunelin anti-atomik që njihet sot si ‘Bunk’Art’ u huazua nga strategjia e Koresë së Veriut.
 
Për të ruajtur teknikën luftarake dhe popullin, ata na referuan mendimet për mbrojtjen dhe kishin bërë tunelizimin. Ata deri edhe teatrot i kishin bërë nëntokë, por edhe parlamentin, TV, radiot dhe spitalet”.
 
Ish- Presidenti: Ja si Hrushovi donte te largonte Enverin...
Ndërkaq Moisiu ka zbuluar edhe një detaj sesi Hrurshovi donte të hiqte qafe Enverin. Sipas Moisiut donte ta çonte Hoxhën ambasador gjëkundi për ta larguar nga pushteti dhe këtë lideri i Bashkimit Sovjetik e tentoi gjatë vizitës në Shqipëri në 1959.
 
Hrurshovi erdhi në 1959 në Shqipëri dhe i propozoi Hoxhës për ta çuar ambasador gjëkundi. Qëllimi ishte për ta lëvizuar Enver Hoxhën” deklaro iai.
 
Në lidhje me konfliktin aktual ish-presidenti Moisiu mendon se Koreja e Veriut është një vend që mendon vetëm për luftë por bota nuk do të shkojë në luftë për hir të saj.
 
Koreja e Veriut nuk mund të behet shkak për një lufte botërore dhe SHBA nuk do të sulmojnë shtetin komunist nënvizon ish presidenti Moisiu në këtë intervistë në Report Tv

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)