Alfred Muharemi, i riu që u rrit në fshatin SOS: Ligji për jetimët, i bukur vetëm në letër, zbatueshmëria zero

"Ligji i statusit të jetimit duhet të ndryshohet, është një ligj që nuk ka asnjë lloj zbatimi por është i bukur vetëm në letër",- është shprehur ditën e sotme në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv Alfred Muharemi i cili është një i ri që është rritur në fshatin SOS.

Sipas tij, ky ligj është i mirë, por ka nevojë të zbatohet sepse të rinjtë që dalin nga institucionet shtetërore, janë në një rrugë pa krye. Muharemi i cili sot punon si bankier, kërkon kooperimin e të gjitha instancave për të mbështetur këtë lloj kategorie që nuk ka përkrahje.

“Unë dua të them që në moshën 18 vjeç, kur dalin të rinjtë nga institucionet shtetërore, janë në një rrugë pa krye. Kjo qeveri dhe kjo shoqëri nuk e ka vullnetin për ta ndryshuar këtë lloj kategorie dhe për ta mbështetur atë. Ligji i statusit të jetimit është një ligj që kur e lexon, është një ligj që të jep mbështetje. Është një ligj i mirë që e ke të sigurtë që do të kesh mbështetje. Ke ulje në transportin publik, ke sigurimin e arsimit pasuniversitar, ke edhe mbështetje për strehim, për të cilin nuk aplikohet.

Shteti duhet të japë grante për ta strehuar këtë lloj kategorie. Duhet të ketë një kooperim shumë të ngushtë midis shoqërisë civile, midis ministrive të linjave, midis pushtetit lokal për ta integruar këtë lloj kategorie. Kjo kategori nuk mund të integrohet dot vetë sepse është pa kujdes, e ka të humbur kujdesin. Ligji i statusit të jetimit duhet të ndryshohet, është një ligj që nuk ka asnjë lloj zbatimi. Është i bukur në letër, por nuk ka asnjë zbatueshmëri. Dhe duhet ti shtojnë edhe fëmijët që kanë vetëm 1 prind pasi nuk janë pjesë e këtij lloji
".

Alfred Muharemi, i rritur në fshatin "SOS"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë