Ali Ahmeti pas takimit me Ramën në Tiranë: Në fokus integrimi, të bashkëpunojmë për rrugëtimin drejt BE-së! Bojkoti i ‘Besës’? Prishi imazhin e saj

TIRANË- Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur në Report Tv për mbledhjen që u organizua një ditë më parë mes partive politike shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Fokus i këtij takimi, Ahmeti thotë se ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Në një intervistë për gazetaren Luljeta Ndoka, kreu i BDI-së tha se koordinimi mes dy vendeve për çështje strategjike do të shkurtojë rrugën drejt unionit.

“Dobiprurës, interes strategjik për të dy vendet tona. Kjo ka qenë substance e takimit të mbrëmshëm sesi këtë rrugëtim ta bëjmë bashkë, te jemi te koordinuar por pa ngjyra etnie, sepse në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të merret paska paternaliste kjo vizitë, por s’ka të bëjë me takime të fshehta me strategji dhe teori konspirative. Ne jemi shumë transparent. Jemi për që në pika strategjike të jemi gjithmonë bashkë për rrugën e përbashkët euroatlantike. Kjo rrugë është në avancim të dy proceseve por edhe i japim shumë më shumë seriozisht qendrave ndërkombëtare të vendosjes kur ne e bëjmë rrugëtimin bashkë dhe koordinohemi për çështje strategjike, do investohen në të ardhmen, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Kosovën, kemi patur konsultime të përhershme edhe me Greqinë e Bullgarinë, në këtë rrugë duam të jenë edhe Serbia e Mali i Zi, të kontribuojmë për një Ballkan të paqtë, të pajtuar mes veti”, tha Aliahmeti për Report Tv.

Aliahmeti i ka kthyer përgjigje edhe Levizjes Besa, e cila zgjodhi të bojkotojë takimin me Ramën, duke thënë se i shërben vetëm interesave të BDI-së. Aliahmeti tha se ky takim ishte në intrers të të gjithë qytetarëve maqedonas dhe komuniteteve të tjera atje, ndërsa kritikoi edhe mungesën e Lëvizjes Besa duke thënë se nuk bëri asgjë tjetër, veçse dëmtoi imazhin e saj.

“Ky takim nuk i shërben BDI-së, u shërben gjithë qytetarëve të maqedonas, nga ky takim nuk humbin as maqedonasit as komunitetet e tjera aq më pak nuk humb një parti e vogël opozita e quajtur Besa. Nuk i di arsyet e vërteta, por secili bën hapin që mendon se është hapi i duhur. Në këtë situatë mendoj se hapin nuk e kanë bërë të mirë. Mospjesëmarrja e tyre jo që e humb, jo që ja zvogëlon imazhin dhe paraqitjen. Për imazhin e Besës nuk është i mirë”, tha ai.

Një thirrje e ka për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilëve u kërkon që të bëjnë me shumë për afrimin e popujve. Ahmeti shprehet se nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës, por duhet të bashkëpunojnë për të gjetur iniciativa të përbashkëta dhe rrugën për t’u bërë pjesë e BE-së.

“S’mund të përparojmë, afrohemi nëse nuk investojmë në pajtimin dhe afrimin e popujve dhe që të gjithë bashkë të jemi të integruar në BE. Përse të mos instalojmë këtu shembullin e mirë, marrëveshjes së Romës. Aty fillimet e këtij bashkimi të be që duam ë bëhemi anëtare janë takime që janë bërë mes korporatave të çelikut dhe qymyrgurit. Takimet janë bërë sesi të vihet tek pajtimi i vendeve që kanë bërë luftëra të përgjakshme, Suedia me Gjermaninë dhe pikërisht ku shembull fisnikërie duhet të na shërbeje dhe ne popujve të Ballkanit që të afrohemi, të gjejmë rrugët e afrimit dhe pajtimit dhe sesi të anëtarësohemi në BE. Dhe këto kufinj të larë me gjak, le të mbeten si momente pikëllimi e dhimbje, jo të na përsëriten por të ndjekim shembullin e BE.

Në këtë drejtim janë edhe takimet që ne bëjmë mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinje se duke harruar të kaluarën dhe duke mos bëtë përpjekje që ta ndryshojmë të kaluarën, nuk mendoj se është e shëndetshme të rrime në vend numëro pa asnjë iniciativë", u shpreh Ahmeti.

Ndalur tek nisma ‘Open Balkan’, Ahmeti thotë se nuk e vë në rrezik procesin e Berlinit, por duhet të përdoret si një iniciativë për të arritur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë