Përfundon takimi i Ramës me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut! Kryeministri publikon foton nga darka: Vëllazëri shqiptare

Ka zgjatur rreth tre orë takimi i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Takimi është mbajtur në vilën qeveritare numër 30 dhe nuk është dhënë asnjë detaj për mediat lidhur me atë çfarë është diskutuar gjatë mbledhjes. Kryeministri Edi Rama është mjaftuar me publikimin e një fotoje nga darka me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. 

Sa i takon përfaqësuesve të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në takim morën pjesë, Afrim Gashi nga partia “Alternativa”,  Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI. Ndërkohë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mediat pas takimit me Ramën ku tha se gjatë mbledhjes ishte folur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian si të vetmen mënyrë për të ndaluar emigracionin masiv.

E vetmja parti që ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama ka qenë Lëvizja Besa. Në argumentimin e dhënë, përfaqësuesit e kësaj partie kanë deklaruar se darka e organizuar nga Rama i shërbente vetëm interesave të BDI-së që sipas tyre nuk ka bërë asgjë për interest e shqiptarëve pavarësisht se ka mbi 20 vite që është pjesë e qeverisë. Para nisjes së takimit të thirrur nga Rama, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Lëvizja Besa nuk kishte imunitetin e duhur për të thirrur tryeza të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në përfundim të takimit, Rama ka postuar një foto të përbashkët, ku shihet se në darkën e organizuar, kanë marrë pjesë edhe deputetët e PS, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Taulant Balla si edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët”- ka shkruar Rama në facebook, duke e shoqëruar edhe me hashtagun ‘Vëllazëri Shqiptare’.

Mendohet se ndër çështjet e diskutuara gjatë kësaj darke, janë mënyra se si mund të avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, apo edhe barazia ekonomike, të cilat ishin specifikuar si prioritet edhe në takimin e parë të mbajtur në 2016, ku synohej mundësia e krijimit të një platforme të përbashkët shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Diskutuam për anëtarësimin në BE, e vetmja mënyrë për të ndalur emigracionin! Mospjesëmarrja e ‘Besës', papjekuri politike

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai tha se çështja kryesore e bisedës, kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Puna e lodhshme që është bërë pas krahëve, shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimin drejt BE-së për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona. U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standarteve perëndiomore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme s ai takon shqiptarëve”-tha Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie politike kishin treguar papjekuri politike duke mos marrë pjesë.

“Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike, nuk duhet të ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti.

Ora 22:08
Bojkoti i 'Lëvizjes Besa', deklarata e Ali Ahmetit para takimit me Ramën: Nuk kanë imunitetin e mjaftueshëm për të thirrur tryeza politike

1670771503_fdgv.JPG

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, para se të niste takimin në Tiranë me kryeministrin Rama dhe përfaqësuesit e tjerë të partive shqiptare në Maqedoni, ka folur për bojkotin që Levizja Besa i ka bërë një mbledhje të tillë.

Ai tha se ishte një vendim që i takonte vetë kësaj force politike. Sa i përket mungesës së BDI-së në tryezat e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut të thirrura nga Lëvizja Besa, Ahmeti tha se nuk i takonte kësaj partie të thirrte tryeza të tilla sepse nuk ka imunitetin e mjaftueshëm.

“Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh imunitet. Lëvizja Besa nuk e ka imunitetin e mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi e për të thirur tryeza të tilla. Veç asaj radhën për ta thirrur tryezën e ka pasur PDSH-ja sepse ka qenë me rrotacion. Ose PDSH ose ASH, njëra nga këta e ka pasur radhën”, u shpreh Ali Ahmeti për Klan Macedonia.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë