TIRANË, 14 Qershor/ATSH/.- Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, u takua me banorët e lagjes "15 Tetori".
Përtej denoncimit të problemeve që ka shkaktuar neglizhenca e pushtetit vendor, banorët shprehën mbështetje të plotë për Alibeaj në krye të bashkisë së re. Kozma Dashi, deputet i qarkut të Fierit tha se Alibeaj ka dhënë prova se di të drejtojë dhe për më tepër me sukses.
Alibeaj tha se politika sot i ka humbur kuotat në publik, pikërisht sepse nuk dëgjon publikun. "Në krye të bashkisë së Fierit do të qeveris duke mbajtur në plan të parë publikun", tha ai.
Banorët e kësaj lagjeje shprehën mbështetjen e tyre duke e konsideruar Alibeaj një figurë që i përfaqëson të gjithë, të majtë e të djathtë./m.m/










